×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi falënderon Ramën për paraqitjen në OKB: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj

    FrontOnline
    24 Shtator 2022

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe udhëheqësve të saj, të cilin e mbajti sot në OKB.

    Rama foli për raportin e Dick Martyt që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, duke përmendur edhe Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës për rrëzimin e tij në mungesë të provave.

    “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në Facebook.

    “Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Krasniqi.

    Rama në OKB: Serbia duhet ta njohë Kosovën

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...
    Lajme18 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin, Kadri...
    Sport18 Prill 2024
    Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”. Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serb nuk duhet të jetë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Bisedimet virtuale midis ShBA-së dhe Izraelit për një ofensivë të mundshme në Rafah kanë filluar, sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.