×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Ambasadorit Petrich pati të drejtë, Thaçi ka fyer BE-në

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ish – kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka komentuar deklaratën e djeshme të ish të dërguarit të BE-së për Kosovën, austriakut Ëolfgang Petritsch i cili ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka fyer Bashkimin Evropian kur ka thënë se nuk dëshiron të takohet me diplomatin sllovak, Mirosllav Lajçak.

    Krasniqi ka thënë se ky deklarim i Ambasadorit Petrich, se Thaçi ka fyer BE-në, është i drejtë.

    “Krerët e institucioneve të Kosovës, qoftë edhe Kryetari i shtetit, gjithnjë duhet ta kenë ndër mend, se nuk janë në pozitë të ndikojnë në institucionet e BE-së, e që i pretendojmë me të drejtë si vend e komb, se cilin person e nga cili vend i BE-së duhet të vendoset në këtë apo atë pozitë zyrtare të BE-së. Zyrtarët e Republikës sonë e kanë mundësinë, madje as kjo nuk është e mirë dhe racionale, vetëm që ta kontestojnë njëri-tjetrin, sikundër edhe po bëjnë, por jo të shkojnë përtej kësaj mundësie”, ka thënë Krasniqi.

    Në fakt, zyrtarët e lartë të shtetit tonë nuk janë krejt pa mundësi, por, mundësia sipas Krasniqit, duhet të shfrytëzohet racionalisht dhe realisht, por gjithnjë duke mos e cenuar interesin e shtetit që e përfaqësojnë.

    “Shprehimisht, krerët tanë të lartë në takimet zyrtare me përfaqësuesit e BE-së, me argumente e fakte të shumta, të cilat nuk na mungojnë, duhet t’ju ofrojnë bashkëbiseduesve të vendeve perëndimore, dhe jo vetëm atyre, reflektim të moderuar, të pjekur politikisht, për t’i bindur se kanë të drejtë dhe natyrisht këtë nuk duhet ta bëjnë për patriotizëm mediatik, por për t’ia arritur qëllimit politik”, ka deklaruar ish kryetari i Kuvendit, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

    Mënyra sesi ka biseduar Kryetari i shtetit tonë me zyrtarë të BE-së, përmes konferencave e deklaratave, sipas tij, është mënyra më e paduhur për ta përfaqësuar vendin në komunikim me BE-në dhe jo vetëm më të.

    “Krejt atë që e ka thënë Kryetari ynë në media, ka mundur t’ua thotë zyrtarëve të BE-së në takimet zyrtare, por jo kështu siç ka vepruar dhe po vepron kohëve të fundit. Nuk është e rëndësishme se çka thua mediatikisht, por çka arrin politikisht”, ka thënë ai.

    Sipas Krasniqit, për shtetin tonë dhe qytetarët e vendit për këtë kohë nuk ka patriotizëm më të madh e më përmbajtjesor sesa prezantimi e mbrojtja e interesit të shtetit në bisedimet (dialogun) me Serbinë, për të arritur një marrëveshje të mirëqenë për kombin dhe arritur liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    2 mijë e 25 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kanë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër. Sipas viktimës,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht. Kjo ka çuar në total vlerën...
    Sport23 Shtator 2023
    Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë. Këtë të shtunë në program...
    Kronika23 Shtator 2023
    Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë. Lajmin për...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Tetë trupa të pajetë janë gjetur në ditët e fundit në Parkun Kombëtar El Veladero në Meksikë. Njoftimi u dha dje në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.