×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Albin Kurti i mbylli shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të VV-së

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se kryeministri Albin Kurti, i ka mbyllur shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes.

    Lideri i opozitës tha se për Albin Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve që sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.

    “E kam thënë edhe në Kuvend që Kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e ’90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinj të erës.”, tha Krasniqi.

    Kreu i PDK-së i është përgjigjur edhe etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët.

    “Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, tha Krasniqi.

    Ai tha se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim.

    “Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate. Ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri. Lëviz nga vendi, Kryeministër! Ofro zgjidhje! Ktheji fëmijët në shkolla!”, tha Krasniqi.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.