×
  • Sport
  • Sport

    Krahasimi me Messin e Ronaldon kur ishin 17 vjeç e 8 muaj e tregon madhështinë e Yamalit

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Lamine Yamal i ka mbushur 17 vjet e tetë muaj. Me golin dhe asistimin e tij, ylli i ri spanjoll ia siguroi Barcelonës kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Kështu, ai po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një lojtar i madh, ndërsa po thyen rekorde të njëpasnjëshme falë moshës së tij të re.

    Kampioni i Evropës me Spanjës nisi të thyente rekorde qysh dy vjet më parë kur u bë lojtari më i ri që debuton në histori të Barcelonës (15 vjet, 9 muaj e 16 ditë).

    Gjithashtu, lojtari më i ri që luan nga minuta e parë për Barçën në kampionat (16 vjet e 38 ditë), ndërsa në tetorin e vitit 2023 u bë lojtari më i ri që luan si titullar në histori të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur rekordin e Celestine Babayaro (16 vjet e 86 ditë).

    Yamal ishte bërë edhe lojtari më i ri që shënon në histori të La Ligës (16 vjet, 3 muaj e 1 ditë), lojtari i dytë më i ri që shënon në histori të Championsit (17 vjet, 2 muaj e 13 ditë) dhe golashënuesi më i ri në histori të “Klasikes” së Spanjës (17 vjet, 3 muaj e 20 ditë).

    Lista e rekordeve në fakt është e gjatë dhe nuk përfundon këtu. Ajo vazhdon me Kombëtaren spanjolle, ku ishte bërë debutuesi dhe shënuesi më i ri në histori të “Stuhisë së Kuqe” me 16 vjet e 56 ditë.

    Gjithashtu, e mban rekordin edhe për “Trofeo Kopa”, si më i riu që e fiton atë.

    Kishte ndodhur kjo më 28 tetor të vitit 2024 kur Yamal i kishte 17 vjet, 3 muaj e 22 ditë.

    Lamine Yamal tashmë e ka fituar një herë La Ligën dhe një herë Superkupën e Spanjës, ndërsa verën e kaluar e fitoi Evropianin dhe jo duke shikuar nga bankina.

    U bë lojtari më i ri që e fiton titullin kontinental duke i luajtur të gjitha ndeshjet, duke e realizuar një gol në gjysmëfinale kundër Francës dhe një asistim në finale kundër Anglisë (një prej katër sa i kishte në total, asistuesi më i mirë i këtij turneu).

    Në këtë sezon e ka arritur për herë të parë numrin dyshifror sa u përket golave dhe deri në fund të sezonit janë edhe 3-4 muaj.

    Krejt këto, të mos harrojmë, janë arritur nga një djalosh që i ka hiç më pak se 17 vjet e 8 muaj.

    Por, është një krahasim i cili të bën ta kuptosh madhështinë e Lamine Yamalit.

    Më saktësisht, çka ishin duke bërë Leo Messi e Cristiano Ronaldo kur ishin 17 vjeç e 8 muaj?

    Argjentinasi kishte debutuar me ekipin e Barcelonës si 17 vjeçar, 4 muaj e 9 ditë, ndërsa kishte debutuar në Champions disa muaj më vonë.

    Goli i parë i Messit me Barçën kishte arritur kur ai ishte 17 vjeç, 10 muaj e 7 ditë, më saktësisht mosha të cilën Yamal do ta mbërrijë në muajin maj.

    Po “CR7?” Si 17 vjeç, 7 muaj e 29 ditë – apo më mirë të themi mosha të cilën e ka sot Yamal – kishte debutuar me Sporting Lisbonën në Portugali për t’u transferuar më pas në sezonin pasues në Manchester United.

    Është e qartë se jemi ende vetëm tek fillimi pasi Messi e Ronaldo më pas e kanë ndërtuar lavdinë e tyre me një duel që zgjati 20 vjet e më shumë.

    Yamal është ende në fillimet e tij, por parakohshmëria e spanjollit është diçka që nuk ishte parë kurrë më herët.

    Është një parakohshmëri e kampionëve: koha do ta tregojë si dhe ku do të vendoset emri i tij në histori të futbollit. /Gazeta Express

    Nga Rubrika
    Sport15 Mars 2025
    Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është...
    Sport15 Mars 2025
    rajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme, duke u ndalur te...
    Sport15 Mars 2025
    Ylli brazilian Neymar ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet ende në kombëtaren e Brazilit për shkak të dëmtimit, duke...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandalin e thyerjes së derës së buxhetit në Gjilan nga...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 16:00 protesta përpara Kuvendit të Serbisë, organizatorët kanë bërë me dije se lokacioni do të...
    Lajme15 Mars 2025
    KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi kreu i KQZ-së ka lexuar përqindjet e partive, ai ka...
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës ku i ka shpallur rezultatet finale të 9 shkurtit. Kryetari i...
    Lajme15 Mars 2025
    Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, i cili është miratuar me 10...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.