×
  • Lajme
  • Lajme

    Krahasim mes urimeve amerikane për Pavarësinë e Kosovës në shtatë vite, qe qysh nisi të binte ‘entuziazmi’

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Se si është formuluar urimi amerikan në ditën e Pavarësisë e Kosovës ka herë ka qenë e rëndësisë së veçantë për t’u analizuar në përmbajtësinë dhe frazimet e saj. Përveç urim, ajo gjithherë ka shërbyer për t’u (in)formuar mbi qëndrimet dhe mesazhet politike drejtuar edhe Serbisë, si sfiduesja më e madhe e shtetësisë së Kosovës; investim ky i madh dhe produkt me hise amerikane.

    Edhe në këtë shtatëmbëdhjetë vjetor të mëvetësisë së vendit, urim erdhi nga Departamenti i Shtetit, Sekretari Marco Rubio. Miqësia dhe vlerat “mes popujve tanë”, ishin ajo në çka u përkthye marrëdhënia Kosovë – ShBA.

    “ShBA-ja krenarishëm ka mbështetur udhëtimin e Kosovës për t’u bërë vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë”, thuhet në urimin e Marco Rubios lëshuar si komunikatë shtypi në DASh.

    Megjithatë, komunikata del të jetë e shkurtër, gati se thjesht-protokollare, në tone të zbehta dhe disa oktava më poshtë nga ç’ka marrë Kosova më parë nga Departamenti i Shtetit. Për më tepër, “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka qenë lajtmotiv i qëndrimit amerikan, nuk ka. Nacionale analizon komunikatat për shtyp të DASh në retrospektiv.

    2024

    Ndonëse në vitin 2024 Kosova pa një rënie të madhe në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrafshin bilateral, urimi nga ish-Sekretari, Anthony Blinken, ishte përplot përmbajtje dhe kualifikime. Flitej për “partneritet jetëgjatë” të rrënjësuar në “mirëkuptimin e ndërsjellë”.

    Boshti ishte aty, ndonëse edhe ajo kishte pësuar zbehtësime: “njohje eventuale” mes Kosovës dhe Serbisë – bashkë me atë që Kosova, në optikën amerikane, “e ka vendin në BE dhe në institucionet euroatlantike”.

    2023

    Urimi i vitit 2023 ishte i frazuar fuqishëm, pa ekuivoke se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin “partneritet të fuqishëm” – frazim ky i cili për shumëkënd tashmë ka mbetur veçse nostalgjik. Për më tepër, ky urim vinte mu në kohën kur Kosova kishte pranuar marrëveshjen franko-gjermane me sponzorizim të madh edhe amerikan.

    “ShBA është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, shkruante Anthony Blinken në urimin e tij.

    Tjetra: çështjet me Serbinë, shkruante Blinken, ShBA-ja i sheh “të qendërzuara në njohje të ndërsjellë eventuale”.

    2022

    Anthony Blinken në vitin 2022 në urimin e katërmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së vendit, në letër do të shkruante se çka do të thotë për ShBA-në kjo pavarësi e Kosovës për ShBA-në.

    “Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të paprekshme”, shkruante Anthony Blinken.

    Për Serbinë dhe çështjet që Kosova duhet zgjidhur me të, ShBA e kishte përgjigjen se në çka përkthehet ajo:

    Normalizim të marrëdhënieve të qendërzuara në njohje të ndërsjellë”.

    Raportet bilaterale, shpreheshin ata, “forcohen edhe më tej”.

    2021

    Anthony Blinken, që sapo kishte marrë postin e Sekretarit të Shtetit, shkruante se si Shtetet e Bashkuara jo veç në rolin e tyre të hershme për pavarësimin e Kosovës por “edhe të vazhdueshëm” qëndron njëjtë

    Kërkonte marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi “të qendërzuar në njohje të ndërsjellë”.

    ShBA, shkruante ai, “do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”.

    2020

    Ish-Sekretari i Shtetit i administratës së parë të Donald Trump, Mike Pompeo, në urimin e pavarësisë afirome se sa kyçe është pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës për stabilitetin rajonal, dhe konfirmimin amerikan ndaj saj.

    “Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbetet kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkant Perëndimor”.

    2019

    Mike Pompeo në urimin e pavarësisë së Kosovës më 2019, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë e quante “pikë qendrore” për sukesin e vendit.

    “Marrëveshja gjithpërfshirëse me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë si pikë qendrore të saj, mbetet thelbësore për suksesin e Kosovës”, shkruante Pompeo.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.