×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Rinumërohen 268 kuti të votimit

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim që të rinumërohen gjithsej 552 vendvotime.

    Deri në ora 16:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 268 vendvotime.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Deri në orën 16 të ditës së sotme janë rinumëruar 268 kuti të votimit (vendvotime) nga 552 sa është numri i përgjithshëm që duhet të rinumërohen me vendim të KQZ-së”, tha Elezi.

    Ndryshe, për arsye të ndryshme e në përqindje më të madhe ishin rinumëruar edhe një numër i madh i vendvotimeve gjatë zgjedhjeve të kaluara.

    Përmes një tabele, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e vitit 2019 ishin rinumëruar 88.49 për qind e vendvotimeve.

    Sipas kësaj tabele, me vendim të KQZ-së, në vitin 2019 ishin rinumëruar 847 vendvotime apo 33.25 për qind kurse me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ishin rinumëruar 1 407 vendvotime dhe 55.247 për qind e vendvotimeve.

    Të dhënat po ashtu janë dhënë për zgjedhjet e viti 2017, ku janë rinumëruar 22.69 për qind e vendvotimeve.

    Në zgjedhjet e vitit 2014 janë rinumëruar 21.22 për qind e vendvotimeve./Front Online/

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.