[wp-story]

Lajme

KQZ-ja nuk e aprovon rekomandimin që ia lejon kandidimin Albin Kurtit

KQZ-ja nuk e aprovon rekomandimin që ia lejon kandidimin Albin Kurtit
20:12 | 22 Janar 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka aprovuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, i cili i propozoi KQZ-së të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 

Rekomandimi, i hedhur në votim nga kryetarja Valdete Daka, ka marrë pesë vota ‘për’ dhe pesë ‘kundër’. Kësisoj nuk është miratuar.

Rekomandimi është hedhur në votim pas insistimit të fortë të Sami Kurteshit, përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

Përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së votuan kundër rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga rifillimi i mbledhjes së KQZ-së, megjithatë ende nuk ka një vendim final lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera