[wp-story]

Lajme

KQZ flet për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

KQZ flet për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut
14:14 | 03 Qershor 2020

Komuna e Mitrovicës së Veriut pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që kryetari i saj i deritashëm, Goran Rakiq, është propozuar për zëvendëskryeministër në Qeverinë që do ta drejtojë Avdullah Hoti.Derisa për shpalljen e zgjedhjeve vendos presidenti i vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka folur për GazetaBlic rreth këtij procesi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se si komision do të përmbushin detyrat që u takojnë pas caktiit të zgjedhjeve.

“Si çdo herë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore, për të organizuar zgjedhjet, kurdo që i kërkohet. Në këtë drejtim, KQZ-ja do të fillojë me punën intensive për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, pasi të shpallen këto zgjedhje. Kështu do të veprojmë edhe pas vazhdimit të procesit zgjedhor në komunën e Podujevës. Kjo është përgjigje sa i takon rolit kushtetues të KQZ-së, ndërkaq lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, tha Elezi.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera