Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ do të kërkojë nga Zyra e Presidentit të vendosë për Nenad Rikallon

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të kërkojë nga Zyra e Presidentit që të ndërmarrë veprimet ligjore e kushtetuese, pas emërimit të Nenad Rikallos për ndihmës drejtor i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Rikallo është edhe anëtar i KQZ-së nga Lista Serbe, ku për këtë të fundit anëtarët kanë kërkuar shkarkimin dhe zëvendësimin e tij.

    Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ministri i dikurshëm në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, është emëruar me vendim të Serbisë, ndihmës i drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka kërkuar që Rikallo të shkarkohet nga Lista Serbe, e po ashtu të bëhet zëvendësimi i tij në KQZ.

    “Kolegu Rikallo mban pozitë ekzekutive në Republikën e Serbisë. Kjo do të thotë se kështu shkruhet… Ne nuk kemi qenë të njoftuar, Nenad Rikallo. Do të thotë sekretari shtetëror i deritashëm i Ministrisë së Bujqësisë në Republikën e Serbisë, Nenad Rikallo do ta pyesim a është fjala për të njëjtin person. E dyta, edhe thotë se është vendosur në ushtrues të detyrës të ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovë. Kushtetuta e Serbisë nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, kurse veprimi ekzekutiv i Serbisë për të mohuar Kosovën shtet është pikërisht zyra për Kosovë… Unë propozoj që Nenad Rikallos t’i bëhet me dije kjo dhe të kërkohet zyrtarisht dhe nëse kjo qëndron kështu, të kërkohet menjëherë shkarkimi i tij nga Lista Serbe dhe të kërkohet një përfaqësues tjetër në KQZ”, tha Kurteshi.

    Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka gjatë mbledhjes së sotme tha se do ta njoftojë Zyrën e Presidentit, që të njëjtit të ndërmarrin veprime konform ligjit dhe kushtetutës.

    “Ne mund ta njoftojmë Presidencën dhe të kërkojmë konform Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të ndërmarrin hapat brenda kompetencave. Në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit ka këtë kompetencë. Ne e njoftojmë dhe ia dërgojmë të gjitha shënimet, dhe ata e kanë për obligim ligjor dhe kushtetues që të ndërmarrin veprimet”, u shpreh ajo.

    KQZ ndërkaq ka miratuar rekomandimin e Zyrës së Presidentit të Kosovës, për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Fadil Nura është deputeti i radhës nga Partia Demokratike e Kosovës i cili do të zëvendësojë Kadri Veselin. Nura, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ka arritur të marrë 8,959 vota.

    Veç tjerash, KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, ku do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune më 29 nëntor.

    Sipas kësaj liste, janë 87 mijë e 381 votues, apo 552 votues më shumë në krahasim me listën përfundimtare të votuesve të certifikuar për zgjedhjet në Podujevë, të cilat më herët ishin planifikuar që të mbahen më 15 mars 2020, por që u shtyn për shkak të pandemisë me koronavirus. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

    Lista përfundimtare e votuesve për Komunën e Mitrovicës së Veriut përmban 23 mijë e 313 votues, apo 489 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet paraprake të mbajtura në këtë komunë më 6 tetor 2019. Në këtë komunë numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime, njofton KP

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në...
    Lajme24 Mars 2023
    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Zëdhënësi i Vetëvendosjes,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Më shumë se 1,500 njerëz janë evakuuar në Spanjë, pasi vendi po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit. Qindra...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i...
    Lajme24 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë treguar nesër do të mbajnë konferencë për media. Në njoftim thuhet se...
    Vip24 Mars 2023
    Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur marsh për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë më 2 prill në ora...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.