×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ aprovon 1,960 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    2 mijë e 101 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. E prej këtyre aplikacioneve, KQZ-ja i ka aprovuar vetëm 1 mijë e 960 aplikacione.

    Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

    E 141 aplikacione sipas Elezit nuk i kanë plotësuar kriteret juridike.

    “Sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 3 gusht, janë pranuar 2,101 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1,960, ndërsa 141 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike. Edhe për këto raste, shërbimi votues i ka njoftuar për dokumentet që duhet t’i dërgojnë në mënyrë që t’iu aprovohet kërkesa për regjistrim si votues jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

    Më tutje Elezi tha se periudha e regjistrimit si votues jashtë vendit është deri më 18 gusht.

    “Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i KQZ-së më tej shtoi se të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021.

    Edhe aplikimi i subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është duke vazhduar. Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se kjo periudhë përfundon më 16 gusht.

    Ai ka shtuar se deri më tani kanë pranuar 7 aplikime të subjekteve politike, prej tyre 4 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

    Subjektet që kanë aplikuar deri më tani janë:

    1.Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

    2.Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

    3.Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

    4.Iniciativa Qytetare Lidhja e Re ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

    5.Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

    6.Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe

    7. Iniciativa Qytetare për Obiliq, ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Obiliqit.

    Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.