×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosovarja që akuzonte burrin e saj për ushtrim dhune në Zvicër e tërheq akuzën

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Prokuroria, me aktakuzën e saj synonte dëbimin e Altinit (44 vjeç) nga Zvicra. Ai akuzohej për kërcënime dhe dëmtime të lehta trupore. Por kur puna u bë serioze, gruaja tërhoqi deklaratat e saj akuzuese. Kështu, ata u larguan nga gjykata si çift, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.

    Blerta (emër fiktiv) tërhoqi të gjitha akuza kundër burrit të saj, Altinit (po ashtu emër fiktiv) në gjykatën e qarkut në Kulm, Aargau, trasmeton albinfo.ch. Prokuroria nuk i ka besuar asaj prandaj ka kërkuar që megjithatë kosovari të dëbohet nga vendi.

    Gjykata e Kulm-it gjithashtu e ka konsideruar të papranueshme tërheqjen e bërë. Por megjithatë, ajo ka liruar të akuzuarin për dhunë në familje, duke u mbështetur në parimin: “në rast dyshimi, gjykohet në favor të të akuzuarit”.

    Ajo që ka thënë Blerta fillimisht mund të lexohet në aktakuzë: Altin e ka goditur, shqelmuar dhe e ka kërcënuar vazhdimisht atë. Një herë ai madje ka thënë se do të “bënte të njëjtën gjë me të siç bëri babai i tij me gruan e tij”. Babai i tij pra kishte vrarë nënën e Altinit, bashkëshorten e tij, përcjell albinfo.ch. Së shpejti ai do të lirohet nga një burg zviceran ku po e vuan dënimin

    Kulmi i dhunës në martesën e Altinit (44) dhe Blertës (55) kishte ndodhur, sipas aktakuzës, gjatë një konflikti në të cilin Altini e kishte goditur të shoqen në kokë, me një vazo lulesh.

    Pas kësaj, ajo kishte ikur në strehimoren e grave. “I kam trilluar bërë të gjitha”, tha së fundi Blerta në gjyq. Ajo ishte xheloze.

    Sipas avokatit të të akuzuarit, bëhet fjalë për një “krizë martesore”

    Vetëm dy ditë pas ankesës, Blerta ka tërhequr deklaratën e saj. Pastaj ajo është tërhequr nga “tërheqja” dhe më vonë është ritërhequr përsëri. Ajo nuk e dinte tashmë nëse ishte ndëshkuar për deklarata të rreme në ndërkohë. ose jo, përcjell albinfo.ch. Avokati mbrojtës i Altinit ndërkaq thotë se ishte një “krizë martesore” ajo që e kishte bërë Blertën kishte për ta raportuar të shoqin.

    Ajo, në këtë mënyrë dëshironte t’i hakmerrej të shoqit për mungesën e tij të vazhdueshme në shtëpi dhe për një lidhje të pretenduar të tij me një grua tjetër. Avokati kërkoi që klienti i tij të shpallej i pafajshëm. Ndërsa vendimi eventual për dëbim nga vendi, do të ishte “krejtësisht  i pamenduar mirë”.

    Nga frika, i çonte fëmijët në shkollë vetëm me makinë

    Sipas prokurorit publik, megjithatë, ishte e qartë: Altini është një “delinkuent i njohur i dhunshëm me prirje për të luftuar për dominim dhe kontroll”.

    Deklaratat e paditësve privatë në aktakuzë përshtaten me këtë: Altini ka kërcënuar dy burra dhe gratë e tyre në dy raste të pavarura nga njëri-tjetri, thuhet në deklaratat e tyre. Njëra nga gratë ka deklaruar madje se nga frika e pësuar nuk mund të flinte më, transmeton albinfo.ch. Ajo i çonte fëmijët e saj në shkollë vetëm me makinë. Familja e saj që atëherë është larguar nga fqinjësia që kishte me familjen e të akuzuarit.

    Dy burra të tjerë – babai dhe i biri – të cilët po ashtu e kishin paditur Altinin, ndër të tjera, për dëmtime të lehta trupore, gjithashtu kanë tërhequr deklaratat e tyre.

    Gjykata e dënoi atë unanimisht por vetëm me kusht

    Vetë Altini gjithashtu ka mohuar akuzat kundër tij. Sipas tij, të dy çiftet donin ta hiqnin qafe sepse i kishin borxh. Për më tepër, ai as nuk e kishte kërcënuar dhe as e kishte goditur gruan e të përmendurit. Veç kësaj, ai ka ndryshuar. Terapia në këshillimoren për dhunën në familje i ka ndryshuar jetën.

    Gjykata ka dënuar njëzëri Altin me një dënim me burg me kusht prej dy vitesh dhe një periudhë prove katër vjet. Dënimi shpallet për detyrimin e përsëritur dhe kërcënimet. Faktet e përshkruara nga Blerta në gjykatë nuk mund të përjashtohen plotësisht, është shprehur kryetari i gjykatës, përcjell albinfo.ch. Ai nuk ka shqiptuar masën për dëbim të Altinit nga Zvicra.

    Më tutje, gjyqtari i është drejtuar gruas direkt. Ato që janë xheloze nuk kanë pse të përfshijnë strehimoren e grave dhe gjyqësorin. “Madje është pikërisht kjo sjellje që dëmton viktimat e vërteta të dhunës në familje” ka thënë ai vendosmërisht.

    Blerta e ka pranuar këtë, pa reaguar dhe është larguar nga salla e gjykatës së bashku me Altinin.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Gjykata në Moskë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin e nëntë për sulmin në një sallë koncertesh. Gjykata e rrethit Basmanny...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.