×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosovari nga Gjermania, polic i rremë në Zvicër, tenton të mashtrojë plakën

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Policia ka arrestuar dje në Oberkulm (Kantoni Aargau) një pjesëtar të dyshuar të një bande mashtruesish telefonik. Ata kishin tentuar të mashtronin një grua të moshuar duke përdorur një polic të rremë.

    “Hajdutët janë afër dhe po kërkojnë pasurinë tuaj” i kishte thënë plakës zvicerane zëri nga telefoni, transmeton albinfo.ch. Sipas zërit, ajo, për të mbrojtur paratë e saj, duhej t’ia dorëzonte paratë menjëherë policisë. Kështu i kishte thënë një burrë që ishte prezantuar si pjesëtar i policisë së kantonit, raporton polizeinews.ch.

    Plaka nga Oberkulmi është telefonuar të hënën në drekë, më 15 nëntor 2021. Ajo e kishte kuptuar mashtrimin, por e kishte lënë mashtruesin të besonte se po e pranonte kërkesën e tij, transmeton albinfo.ch.

    Shumë shpejt pas kësaj, një i ri tashmë po qëndronte te dera e shtëpisë së gruas së moshuar.

    Por, ndërkohë, plaka në fjalë kishte njoftuar policinë rajonale, që do të thoshte se hetuesit civilë nga policia kantonale tashmë ishin gati. Ata më pas e arrestuan të dyshuarin.

    Bëhet fjalë për një kosovar 30-vjeçar nga Gjermania. Ai duket të jetë një anëtar i një bande mashtrimi, i cili ishte angazhuar të mblidhte sendet me vlerë, në rolin e korrierit.

    Policia e kantonit ka nisur hetimet ndaj tij.

    Mashtruesit telefonikë që prezantohen si policë janë bërë sërish shumë aktivë, veçanërisht gjatë fundjavës. Policia e kantonit ka regjistruar raporte të shumta për thirrje të tilla.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Kronika19 Korrik 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar sot një aksion kundër fajdes. Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit së...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Kilin verior pranë kufirit të tij me Argjentinën të enjten vonë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA....
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Serbia sërish nuk respektoi sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë dhe respektoi dy vendime të politikës së jashtme të BE-së lidhur...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...
    Lajme19 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi sot se një polic është vrarë në orët e para të...
    Sport19 Korrik 2024
    Ka përfunduar raundi i parë kualifikues në tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe të Konferencës. E ekipet kosovare treguan...
    Lajme19 Korrik 2024
    KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.