[wp-story]

Bota/Rajoni

Kosovari kapet me rreth 40 kilogramë “suxhuk derri” në aeroportin amerikan

Kosovari kapet me rreth 40 kilogramë “suxhuk derri” në aeroportin amerikan
10:09 | 12 Janar 2021

Një person nga Kosova është kapur me 40 kilogramë suxhuk në shtetin amerikan të New Jersey.

Mediat atje raportojnë se në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty, një qen nuhati se një person nga Kosova në bagazhet e tij kishte rreth 40 kilogram suxhuk.

Kur stafi ekzaminoi bagazhet, ata gjetën rreth 40 kilogramë “suxhuk derri”, i cili është i ndaluar të hyjë në SHBA nga Kosova, shkruan New York Post.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve në Doganë.

Pasagjeri nga Kosova u kishte thënë zyrtarëve se bëhej fjalë për “suxhuk shtëpiak”, gjë që bëri që ai të gjobitej.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera