×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosovari bëhet burim i COVID-19 në Itali, kthehet nga Kosova pa u vetëizoluar e merr pjesë në ndejë

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Një shqiptar nga Kosova është shndërruar në burim infeksioni me COVID-19 në rrethinën e Predazzo-s në Itali, pasi që i njëjti nuk ka respektuar rregullën e vetëizolimit dhe karantinimit kur ishte kthyer nga Kosova për në Itali më 17 qershor.

    Kosovari pas kthimit kishte marrë pjesë në një ndejë të organizuar me disa shqiptarë të tjerë nga Kosova dhe si rezultat ka infektuar edhe 7 persona të tjerë që kanë qenë pjesë e ndejës.

    Për një gjë të tillë ka treguar drejtori i Departamentit të Parandalimit, Antonio Ferro, nga Agjencia Provinciale e Shërbimeve Shëndetësore në qytetin e Trentos.

    Ndaj kosovarit ndërkohë do të fillohen procedura ligjore për mos respektimin e karantinës, shkruajnë mediat italiane.

    “Burri nuk ka respektuar detyrimin për të njoftuar autoritetet vendore shëndetësore për kthimin e tij në Itali dhe nuk ka kryer vetëizolimin e detyrueshëm shtëpiak për njerëzit që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Në ditët e para të qëndrimit të tij në Itali, ai gjithashtu ka marrë pjesë në një aheng të komunitetit kosovar në Predazzo”, ka thënë Ferro.

    Derisa thotë se më 24 qershor i njëjti ishte drejtuar drejt Urgjencës dhe të nesërmen kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku edhe me 2 persona që bashkëjeton.

    Hetimi epidemiologjik i realizuar nga Agjencia Provinciale e Shërbimeve Shëndetësore ka çuar edhe në identifikimin e pesë personave të tjerë pozitiv.

    “Duket se ka pasur kontakte me popullatën në Trentino, do të vazhdojmë hetimet tek kolegët e punës”, ka thënë tutje Ferro.

    Për mosrespektimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit, kosovari është raportuar në autoritetet gjyqësore në Itali.

    Rasti i kosovarit ka bërë që të kthehet frika në Predazzo , megjithatë kreu i bashkisë thotë se situata duket se është nën kontrollë.

    “Pas një periudhe të vështirë shpresuam që ia dolëm. Shumë keq, por për fat të mirë duket se situata është e kufizuar në një rreth të vogël njerëzit. Personat e infektuar janë asimptomatikë. Shpresojmë që situata të zgjidhet”, ka thënë Maria Bosin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.