×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosovarët të zhytur në kredi

    FrontOnline
    29 Maj 2023

    Mbi 400 mijë euro, rreth 70 mijë qytetarë i kanë marrë vetëm në fillim të këtij viti sipas Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo sipas njohësve të ekonomisë është treguesi më i mirë për mos stabilitetin ekonomik në vend, derisa sipas qytetarëve çmimet në treg vazhdojnë të jenë të papërballueshme për të jetuar.

    Rreth 70 mijë qytetarë, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, u detyruan t’i drejtohen bankave komerciale për të marrë kredi.

    Kjo për faktin se pagat e vogla nuk po u mjaftojnë që të bëjnë investime të ndryshme që atyre iu duhet.

    Agim Hasani nga Prishtina, ishte detyruar të futet në kredi, pasi sipas tij, është e vështirë që të operohet më çmimet aktuale.

    Qytetarët thonë se po e kanë të vështirë jetesën për shkak të inflacionit i cili vazhdon të jetë ende i lartë.

    Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë numrin e kredimarrësve për katër muajt e parë të këtij viti.

    “Vlera e kredive të reja për periudhën Janar-Mars 2023 ka arritur në 490.1 milionë euro. Për periudhën e njëjtë të një viti më parë (janar-mars 2022), vlera e kredive ishte 508.2 milionë euro. Numri i kredimarrësve për katër muajt e parë të vitit 2023 është: 68,985. Këtu janë përfshirë kredimarrësit fizik dhe juridik. Një ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në rënie të kreditimit në tremujorin e parë të vitit 2023 në krahasim me vitin paraprak, mund të jetë efekti i rritjes së normave të interesit në kredi.”, thotë Banka Qendrore e Kosovës, raporton kanal 10.

    Ndërkohë, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, ka thënë se rritja e kësaj shifre është treguesi më i mirë për mos stabilitetin ekonomik në vend.

    Ai thotë se çmimet e larta kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë.

    Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin prill 2023, çmimet e konsumit kanë treguar një rritje të moderuar me një inflacion mujor prej 0.3 për qind.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.