×
  • Sport
  • Sport

    Kosovare Asllani do të luajë sonte prapë kundër Serbisë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Kosovare Asllani do të luajë sonte përsëri kundër Serbisë.

    Futbollistja kosovare u përball me serbet në udhëtim pak ditë më parë, ndërsa sonte do të luhet ndeshja e kthimit mes Suedisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin Stockholm duke filluar nga ora 19:00.

    Ndeshja e parë e “play-off”-it për Evropianin e vitit 2025, e zhvilluar më 28 nëntor në Leskovc të Serbisë u fitua nga suedezet me rezultat 2:0, shkruan “Gazeta Express”.

    Dhe, skandinavet u udhëhoqën pikërisht nga futbollistja nga Kosova, e cila ishte kapitene në atë ndeshje.

    Kombëtarja që do të ketë rezultat më të mirë në dy përballjet mes tyre do ta sigurojë kualifikimin në Kampionat Evropian dhe suedezet janë në rrugë të mirë për ta bërë një gjë të tillë.

    Kosovare Asllani, e cila më parë ka luajtur për Paris Saint-Germainin, Manchester Cityn, Real Madridin dhe Milanin, ndërsa e kishte provuar një eksperiencë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pjesë e ekipit London City.

    35 vjeçarja konsiderohet si njëra prej futbollisteve më të mira që i ka pasur ndonjëherë Kosova.

    Nga Rubrika
    Sport21 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe në Arabinë Saudite. Ai i ka arritur 100 gol/asistime në 92 ndeshje që kur iu bashkua Al...
    Sport21 Janar 2025
    Sulmuesi i Manchester United-it, Alejandro Garnacho, dëshiron që të largohet nga Manchester United-i. Argjentinasi nuk e sheh veten pjesë të planeve të...
    Sport21 Janar 2025
    Kur dy lojtarë të NBA-së u përplasën për një lojë poker, situata përshkallëzoi aq shumë sa që të dy sollën armë zjarri...
    Të tjera
    Lajme21 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kongresmenin republican, Keith Self, i cili është anëtar i...
    Lajme21 Janar 2025
    KFOR-i është përforcuar edhe me 200 pjesëtarë të kontingjentit italian që sipas njoftimit të tyre, është bërë për arsyeje të rritjes së...
    Vip21 Janar 2025
    Pas postimit në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, hakerët kanë vendosur foton e reperit nga Kosova, Gjesti, edhe në faqen e mediumit...
    Vip21 Janar 2025
    Xheneta ka vijuar ta ngacmojë Drilonin. Kësaj here ajo i tha se edhe e do edhe e urrenë. Ndërsa ishte e sigurtë...
    Vip21 Janar 2025
    Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3 është të premten teksa finalistët kanë zgjedhur që në ditët e fundit t’i...
    Vip21 Janar 2025
    Finalistët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar për fituesin e çmimit të madh. Driloni, Xheneta, Xuxi, Sara...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.