Lajme

Kosova vendi i vetëm në rajon me Ambasadë të Tajlandës

Kosova vendi i vetëm në rajon me Ambasadë të Tajlandës
20:31 | 22 Tetor 2021

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Kosovë, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe potencoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës.

Ndërkaq Bhakavat është i emëruari i parë i këtij shteti në Kosovë.

Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave, bëri të ditur Zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate.

Presidentja ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera