×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U17 humbi nga Turqia U18, por fiton përvojën e duhur për “Elite Round”

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka zhvilluar miqësoren e dytë me Kombëtaren e Turqisë U18.

    Ndeshja e luajtur të premten në fushën me bari natyral në Kompleksin e FFK-së në Hajvali u mbyll me shifrat 0:1, përcjell FrontOnline.

    Loja në përgjithësi ishte e baraspeshuar dhe shumë e fortë në mesfushë, me disa raste shënimi nga të dyja ekipet.

    “Dardanët|, ndonëse në moshë më të re se kundërshtarët, patën paraqitje shumë të mirë dhe u treguan rivalë të barabartë gjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, ashtu sikurse në ndeshjen e parë edhe këtë herë turqit arritën të gjejnë golin pas minutës së 80-të, kur një harkim nga krahu i djathtë e shfrytëzoi Muhamed Mustafa Pinarci, duke e dërguar topin në rrjetë.

    Përzgjedhësi Arsim Abazi pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit në këto dy ndeshje miqësore dhe optimist se edhe në fazën “Elite Round” të eliminatoreve ekipi i tij do të tregojë lojëra të mira dhe do të arrijë kualifikimin e shumëpritur në Evropianin “Izraeli 2022”.

    Shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 8 dhjetor, derisa ndeshjet e këtij rrethi do të luhen në pranverën e vitit të ardhshëm.

    Ndeshjen e sotme nga afër e ka ndjekur edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, si dhe një numër i konsiderueshëm i shikuesve./FrontOnline/

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport20 Korrik 2024
    Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25. Në listën e trajnerit Thiago...
    Sport20 Korrik 2024
    Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e vendit të tyre, të dorëzuar nga...
    Sport20 Korrik 2024
    Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, shprehet i emocionuar për sfidën ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës, e cila do të...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.