×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-21 në grup me shtetet që nuk e kanë njohur

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Kombëtarja e Kosovës U-21 i mësoi sot emrat e kundërshtarëve që do t’i ketë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri e në Serbi.

    Dardanët e rinj përfunduan në grup me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron e San Marinon, shkruan “Gazeta Express”.

    E prej pesë Kombëtareve që do t’i ketë kundërshtare, tre prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

    Bëhet fjalë për Spanjën, Rumaninë e Qipron, me të cilat do të ndeshet Kosova U-21 në këto kualifikime.

    Madje, me rumunët Dardanët kanë përvojë të keqe pas sfidës së zhvilluar vjet në Bukuresht, e cila u ndërpre shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve rumunë ndaj ekipit kosovar.

    Ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2027 do të nisin menjëherë në mars të këtij viti.

    E ato do të vazhdojnë deri në tetor të vitit 2026.

    Tutje do të luhet faza e “play-off”, ndërsa Evropiani i të rinjve do të luhet në qershor të vitit 2027 në Shqipëri e në Serbi.

    Organizatorët e Evropianit, Shqipëria dhe Serbia do të kualifikohen direkt, ndërsa 51 Kombëtare të ndara në gjashtë grupe me nga gjashtë Kombëtare dhe tri grupe me nga pesë Kombëtare, do ta kërkojnë kualifikimin përmes fazës eliminatore.

    Nga Rubrika
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Sport21 Mars 2025
    Virgil van Dijk po kalon në muajt e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit. Me kontratën e tij që pëfundon në...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Më 1 mars, ka ndodhur një grabitje në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, ku cak ishte furgoni i kompanisë “Istambul Ozel...
    Vip21 Mars 2025
    Ditën e djeshme qarkulluan emrat e parë që po përfliten të jenë pjesë e kastit të ‘Ferma VIP’. Bëhet fjalë për emra...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka...
    Lajme21 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Supreme një ankesë lidhur me procesin zgjedhor të postave të ardhura me postë pasi ia hodhi...
    Kronika21 Mars 2025
    Dy persona janë arrestuar sot pasi më 8 mars kishin vjedhur në një market gjësende në vlerë të 400 eurove, në rrugën...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas qëndrimit në Burojë të Skenderajt, me përcjellje të EULEX-it është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.