×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    "Kosova të ketë në fokus ndihmën drejtuar bizneseve të reja dhe stimulimin e ndërmarrësisë"

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar që Kosova të ketë në fokus ndihmën drejtuar bizneseve të reja dhe stimulimin e ndërmarrësisë, raporton Front Online.

    Njoftimi i plotë i tyre:

    Kosova të ketë në fokus të veçantë ndihmën drejtuar bizneseve të reja dhe stimulimin e ndërmarrësisë

    Prishtinë 9 tetor, 2020 – Bizneset startup vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit, ndërsa Qeveria duhet të kthejë fokusin në përkrahje për këto biznese të cilat hapin vende të reja të punës dhe përmes inovacionit lehtësojnë jetën e qytetarëve. Këto u thanë ndër të tjera në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset startup.

    Arianit Fazliu kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes Kutia, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze, theksoi se pandemia përveç se ka nxjerrë në pah nevojën për transformim të veprimtarive ekonomike për t’u përshtatur me situata të tilla, gjithashtu i ka dhënë theks të veçantë nevojës për koordinimin më të mirë të fondeve, si dhe investimin e tyre në industritë që afektojnë fuqishëm ekonominë e Kosovës, rrjedhimisht duke siguruar zhvillimin e saj.

    Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), theksoi se tema e startupeve është mjaft aktuale sepse COVID19 me gjithë të këqijat e veta ka sjellë edhe mundësi për themelimin e bizneseve të reja, derisa tha se ICK është munduar që gjatë tërë kohës të jetë në dispozicion të startupeve për hapësirë, mentorim, dhe konsulencë apo çfarëdo mbështetje tjetër të nevojshme. Begu tha se Kosova si vend nuk ka lëvizur shumë sa i përket mbështetjes institucionale për bizneset e reja, gjë që derisa krijon mundësi që njerëzit të jenë kreativ për shkak të mungesës së rregullimit të tregut, gjithashtu krijon edhe pengesa për sjelljen e rezultateve të duhura. Sipas Begut, Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë kahjen e zhvillimit ekonomik duke u fokusuar në ata sektorë që tregojnë trend dhe ndikim pozitiv, dhe derisa shifrat tregojnë se sektori i TIK-ut është në rritje, duhet të ofrohet përkrahje e vazhdueshme për këtë sektor. Ai potencoi se Qeveria e ka momentin e fundit për t’u kthyer nga bizneset fillestare të cilat nesër do të sjellin vende të reja të punës por edhe produkte e shërbime që do të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

    Jolta Koçani përfaqësuese e kompanisë Deloitte foli mbi nismën PowerUp, që është një program i krijuar me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të bizneseve në fazat e hershme në Ballkan Perëndimor. Ajo tha se përmes trajnimeve dhe shërbimeve të konsulencës për krijimin e një strategjie të biznesit, si dhe asistencës në transformimin e operacioneve, ky projekt synon përgatitjen e bizneseve për të depërtuar në tregun vendor si dhe atë ndërkombëtarë, derisa një pikë tjetër fokusi është edhe pavarësimi i këtyre ndërmarrjeve nga investitorët. Koçani gjithashtu potencoi se rëndësi e veçantë përveç sektorit të teknologjisë, duhet ti kushtohet edhe ndërmarrjeve në sektorët si ai i shërbimeve, ushqimit, dhe artizanaleve të cilat kanë ndikim pozitiv në ekonomi.

    Faton Sopa, kryeshef ekzekutiv në kompaninë Manaferra tha një sfidë kryesore për bizneset startup ka qenë ndryshimi i interesave të investitorëve, të cilët, të shtyrë nga pasiguria e krijuar në ekonominë globale, tani synojnë tregjet e shteteve të zhvilluara dhe ndërmarrjet që garantojnë kthim të shpejt të investimit me risk të ulët. Sopa tha se mes pasojave më të rënda nga pandemia ka qenë edhe nevoja për ristrukturim të moduleve të biznesit, për t’u përshtatur me rritjen e kërkesave për shërbime elektronike sidomos në platformat ku është zhvendosur procesi arsimor. Për fund ai shtoi se ndërmarrësit e ri duhet të krijojnë një vizion afatgjatë, derisa theksoi se ndryshimet në nevojat e tregut krijojnë nevojën për ndryshimin e strategjisë së veprimtarive të biznesit.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.