×
  • Sport
  • Sport

    Kosova synon ta përmbyllë me fitore kampanjën për Euro 2024, përballet me Bjellorusinë në ‘Fadil Vokrri’

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

    Dardanët kanë dështuar të kualifikohen nga Grupi I, përkundër se synimi ishte të zinin njërin nga dy vendet e para për të shkuar në Kampionatin Evropian.

    Në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese, Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Bjellorusinë me fillim nga ora 20:45.

    Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët kanë grumbulluar 11 pikë, dy më shumë se Bjellorusia që është një pozitë më poshtë.

    Të besuarit e trajnerit Primoz Gliha janë në seri të rezultateve pozitive, ku në tre ndeshjet e fundit kanë shtatë pikë, derisa Bjellorusia ka pesë pikë.

    Kosova kërkon tre pikët për të shpresuar në pozitën e tretë e cila mbahet nga Izraeli që në duelin e fundit luan përballë Andorrës.

    Ndërkohë Bjellorusia synon që të shkaktojë befasi në Prishtinë për ta zënë vendin e katërt në tabelë.

    E dueli tjetër i këtij Grupi është ai mes Rumanisë dhe Zvicrës që luhet për pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport05 Dhjetor 2023
    Julen Lopetegui ka refuzuar një ofertë luksoze nga klubi arab Al-Ittihad që do ta bënte atë njërin ndër trajnerët më të pagua...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Të martën, u raportua se Marc-Andre Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni për lëndimin që ka pësuar në shpinë që e...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Milan janë duke punuar për rikthimin e mbrojtësit Matteo Gabbia nga huazimi në afatin kalimtar të janarit. Gabbia ishte transferuar tek Villarreali...
    Të tjera
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka pasur një përplasje të ashpër me Bucin. “Edona është ‘queen’ për ty”, ka qenë...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova Santiana dhe Ylli kanë biseduar me njëri-tjetrin. Santiana iu ka drejtuar Yllit duke i thënë se...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Ylli ka biseduar me Santianën. Derisa po bisedonin Ylli i kërkoi Ganiut të mos i pengoi. Ganiu i ka thënë Yllit “ti...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Frika e përhapjes së sulmeve terroriste në Europë mbetet e lartë. Zyrtarja e BE-së Ylva Jahonsson ka theksuar se situata është shqetësuese...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se Italia ka dislokuar trupa shtesë të tyre në Kosovë. KFOR-i...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Të martën, u raportua se Marc-Andre Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni për lëndimin që ka pësuar në shpinë që e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.