×
  • Sport
  • Sport

    Kosova synon ta mbyllë me fitore fazën kualifikuese për Euro 2024

    FrontOnline
    21 Nëntor 2023

    Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen e fundit për këtë cikël kualifikues për EURO 2024.

    “Dardanët” do të takohen ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Ekipi ynë ka dështuar të kualifikohet në evropianin e ardhshëm, ani pse ishte synimi i tyre kryesor para fillimit të edicionit.

    Gjasat e mbyllura po ashtu i ka edhe kundërshtari i sotëm që është prapa Kosovës.

    Dje, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha mbajti konferencë për media.

    Ai e cilësoi kundërshtarin si shumë të vështirë, si çdo ekip tjetër.

    Po ashtu, foli edhe për të ardhmen e tij, për të cilën tha se fokusi i tij është momentalisht vetëm tek Bjellorusia.

    Gjatë këtij muaji nëntor, Dardanët i kanë zhvilluar dy ndeshje, fituan me Izraelin 1:0, si dhe barazuan me Zvicrën 1:1.

    Ballafaqimi i parë mes Kosovës e Bjellorusisë kishte përfunduar me fitoren e bjellorusëve 2:1.

    Pas nëntë xhirove të luajtura, Kosova është e katërta me 11 pikë, dy më shumë se Bjellorusia e pesta.

    Në evropian kanë shkuar Rumania, e cila momentalisht është e para më 19 pikë, si dhe Zvicra që është e dyta me 17 pikë.

    Të dy ekipet luajnë sonte për pozitën e parë. E në vendin e tretë është Izraeli, derisa e fundit Andorra me dy pikë.

    Përballja e sotme mes Kosovës e Bjellorusisë që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis nga ora 20:45. /Gazeta Express/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Sport03 Dhjetor 2023
    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Fushë Kosovës. Daja vlerësoi karakterin e lojtarëve të...
    Sport03 Dhjetor 2023
    UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Alba sot ka kaluar pak kohë me banorët e rinjt të Big Brother VIP Kosova, Ardin dhe Mirdonin. E gjatë kësaj kohe,...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Blero ka bërë një bisedë me Blerandon. Ai i ka thënë disa këshilla atij, teksa të...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Në sfidën  e kapiten për këtë javë, banorët e Big Brother VIP Kosova kanë qenë të ndarë në dy grupe. Secili prej...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Momente shumë të veçanta kanë ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Aty kanë hyrë disa personazhe me maskota, të cilët...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova, Mirdoni dhe Ardi kanë biseduar sërish me Shqipen. Ka qenë Mirdoni ai që i...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blerando i ka dhënë një këshillë banorit të ri, Mirdonit. Ai i ka thënë që të mos e shikojë Lindën, sepse del...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.