×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova sivjet u përballë me rënie të numrit të turistëve, OHT numëron disa shkaqe

    FrontOnline
    16 Mars 2025

    Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka theksuar se sektori privat ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin e turizmit në Kosovë, duke e vendosur vendin në hartën e destinacioneve të kërkuara, raporton Ekonomia Online. 

    Megjithatë, ai paralajmëron se ngjarjet e fundit politike dhe pasiguria institucionale po ndikojnë negativisht në numrin e turistëve.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka theksuar se këtë vit ka pasur rënie të numrit të turistëve në vend.

    “Duke marr parasysh që me këtë zhvillim ekonomik që e kemi dhe në anën tjetër Kosova si destinacion mund të themi ka evoluar në aspektin zhvillimit të kapaciteteve hoteliere edhe turistike të cilat e bëjnë të mundshëm që si destinacion të jetë atraktiv për një numër të madh të turistëve si vendor po ashtu edhe të jashtëm. Megjithatë krejt kjo është fal sektorit privat. Dhe nëse kalojmë në periudha ose krahasimin mesë viteve na del që ky vite është pak më i zbehtë për arsye se kemi pasur shumë ngjarje, për arsye që çdo ndikim, çdo gjë që ndodh pavarësisht çfarë grupimi apo çfarë lajmesh ndikon dukshëm në zvogëlimin e turistëve. Sepse turisti donë qetësi, dëshiron rehati”, ka thënë ai.

    “Sa ma shumë që të kemi lajme të cilat nuk ka stabilitet në Kosovë, pavarësisht a është në veri apo në pjesë të tjera të Kosovës, ajo ndikon dukshëm. E sidomos lajmet të cilat përmendet lufta edhe nga kush përmendet lufta, prej qeveritareve, prej njerëzve ku duhet me zbutur atë term sepse në momentin kur përmendet lufta për turistët nuk është e mirë. Kemi një zvogëlim diku ka 5-6 për qind ka rënie në këtë, po ndoshta ka ndikuar edhe koha e zgjedhjeve edhe vetë fakti që jemi në një fare forme në formim të institucioneve pas zgjedhjeve dhe kjo e bënë të luhatshme që të kemi numër më të vogël të turistëve”, ka deklaruar ai.

    Sogojeva apeloi për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke argumentuar se vonesat në ndarjen e buxhetit dhe politikat për mbështetjen e bizneseve po e dëmtojnë sektorin e turizmit.

    “Ne si Odë apelojmë që sa më parë të formohen institucionet të dala nga këto zgjedhje, neve nuk na intereson kush edhe si. Rezultati i këtyre zgjedhjeve të mundëson formimin e qeverisë. Sa më shumë që të vonohen për biznese është me keq, për shembull kur të bëhet shpërndarja e buxhetit nëpër komuna, këto mbesin, sa më shumë që të zvarritet kjo është më dëm të bizneseve, edhe ashtu që nuk kemi ndihmë prej tyre, le më të zvarritet për shembull për ato që pritet diçka nga to”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

    Ai gjithashtu ka thënë që presin nga qeveria e re që të marrë masa për të rritur konkurrueshmërinë e turizmit në Kosovë, duke përmendur disa kërkesa konkrete si ulja e TVSH-së për akomodimin dhe rregullimi i sistemit të kuponëve fiskalë.

    “Mendoj që Kosova është futur në rangun e destinacioneve të kërkuara për arsye se sektori privat e ka bërë të mundshme. E kemi këtë bukuri, kemi këtë potencial turistik, duke përmendur edhe Bjeshkët e Nëmura edhe Malet e Sharrit, në kuadër të kësaj mund të ndërtohen qendra të tjera turistike që do të kishin me qenë edhe më joshës për vizitorët. Kërkesat për qeverinë e re janë që TVSH patjetër të zbritet, nuk ka kuptim TVSH në akomodim me qenë 18 për qind kurse krejt rajoni i ka 5-6 për qind. Rregullimi i kuponëve fiskal, duhet të rregullohet kjo çështje, ka mundësi që të zgjidhet ai problem. Jo të kemi problem çdo herë, dënime subjektet hoteliere për një kupon fiskal që ndoshta edhe nuk është fajtor”, është shprehur ai.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.