Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova së shpejti me raportim mbi cilësinë e ajrit në kohë reale

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Projekti për Cilësinë e Ajrit do të sigurojë që të gjithë Kosovarët të kenë qasje në informacione të sakta dhe të besueshme për cilësinë e ajrit, të cilat mund të përdoren për përmirësimin e shëndetit dhe zvogëlimin e ndotjes.

    U mbajt konferenca e parë me vendimmarrësit për cilësinë e ajrit, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). Mbledhja e të gjithë akterëve kryesorë u bë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend. Me këtë rast, u prezantuan elementet e fushatës përmes së cilave qytetarët do të kenë mundësi që rregullisht të kontrollojnë cilësinë e ajrit, si dhe të jenë në gjendje të marrin vendime në bazë të këtyre informatave të cilat do të jenë aktuale dhe të sakta, të siguruara nga 12 stacione për monitorimin e ajrit në tërë Kosovën.

    Fushtata mbarëkombëtare për vetëdijësim për cilësinë e ajrit është planifikuar të fillojë në fund të muajit nëntor në Kosovë me qëllim që të informojë publikun në lidhje me rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për t’a mbrojtur veten, kështu duke ndryshuar shprehitë e tyre dhe duke bërë përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.
    “Projekti për Cilësinë e Ajrit është një nga investimet tona konkrete për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe modern të të dhënave, për të rritur transparencën e institucioneve dhe komunikimin me publikun. Bashkëpunimi i ngushtë me IKSHPK dhe IHMK po luan rol të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi.” – u shpreh gjatë fjalës hyrëse në konferencë Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK.

    Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC për Kosovë, e veҫoi këtë projekt nga të tjerët duke u shprehur: “Ky është ndër projektet që më pëlqen më së shumti, jo vetëm që ndërlidhet me projektet e tjera të energjisë, por edhe për faktin që iu mundëson qytetarëve të kenë kontroll mbi nivelin e cilësisë së ajrit dhe të marrin vendime në përputhje me rrethanat.

    Portali për Cilësinë e Ajrit, aplikacioni mobil dhe nënfaqja e CA në ueb-faqen e IKSHP janë disa nga mjetet interaktive, të zhvilluara nga projekti për cilësinë e ajrit, të cilat do t’i vihen në dispozicion të publikut në masë të madhe, duke iu mundësuar atyre kontrollimin e niveleve të ndotjes së ajrit.

    Dr. Antigona Ukehaxhaj, e vlerësoi lartë mbështetjen që MFK po i ofron IKSHPK-së në kohën kur Kosova po përballet me cilësi shumë të dobët të ajrit. “Përmirësimi i qasjes së qytetarëve në informata të fushës së mjedisit është tejet e rëndësishme në rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, si dhe në cilësinë dhe zbatimin e tyre.

    Kurse Letafete Latifi, Drejtore e Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves (IHMK) vlerësoi përfitimin që u sjell projekti për Cilësinë e Ajrit qytetarëve të Kosovës: “Projektet e tilla sjellin afër njëri tjetrit të gjithë komponentet për të ndihmuar në trajtimin e ndotjes së ajrit, dhe përfitues te këtyre aktiviteteve nuk jemi vetëm ne Insitucionet e Kosovës nëpërmjet përmirësimit të performancës së punës tonë, por janë të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt përfitojnë nga ҫdo hap pozitiv i ndërmarrë në këtë drejtim.”

    Akterët u dakorduan të jenë në koordinim të plotë në realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke bërë të ndërmerren masa konkrete si nga institucionet ashtu edhe nga vet qytetarët. Ndër të tjera, do të angazhohen në promovimin e fushatës, përmes së cilës do të lansohen produkte që do të kontribuojnë në krijimin e një sistemi të besueshëm të informatave mbi ajrin në Kosovë, kështu duke iu mundësuar qytetarëve të kuptojnë më mirë dëmet shëndetësore që shkakton ndotja e ajrit, si dhe masat që ata duhet t’I marrin për të ndryshuar shprehitë e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë nivelin e ndotjes së ajrit në vend.

    Kjo fushatë është njëra nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i Menaxhimit të Projektit, Menaxhimit të Informacioneve për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimin e Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit”, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe MFK, implementuar nga NIRAS. MFK mbetet e përkushtuar për t’a ndihmuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në mbledhjen dhe shpërndarjen e informacioneve për cilësinë e ajrit. Me emrin “CILËSIA E AJRIT”, projekti ka për qëllim përmirësimin e disponueshmërisë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave mjedisore nga bizneset, qeveria, shoqëria civile dhe OJQ-të, duke promovuar në këtë mënyrë vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do...
    Lajme25 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësues politikë e drejtues të institucioneve....
    Lajme24 Mars 2023
    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars...
    Vip24 Mars 2023
    Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Mbrëmjen e sotme, një person është afruar pranë shtëpisë së “Big Brother...
    Lajme24 Mars 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Sipas...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Shtatë fëmijë ukrainas janë ribashkuar me familjet e tyre pasi u dërguan me forcë në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas administratës...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.