×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova për katër vjet i përfitoi 537 milionë dollarë, sipas Grenellit

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë vendim për mbylljen e Organizatës Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si USAID.

    Me këtë rast, i dërguari për misione të posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, dje i ka publikuar të dhënat se sa para i kanë përfituar organizatat joqeveritare në Ballkan, gjatë këtyre katër vjetëve.

    Sipas këtyre të dhënave, USAID gjatë viteve 2020-2024 i ka ndarë 1.7 miliardë dollarë, kurse Kosova ka përfituar më së shumti gjatë viteve 2020-2024, me 537 milionë dollarë.

    E Shqipëria i ka përfituar 189 milionë dollarë gjatë katër vjetëve.

    “Amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Washington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur”, tha Grenell.

    Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

    Menjëherë pas marrjes së detyrës, presidenti Trump, vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave që SHBA-ja i jep për vendet e tjera.

    Kjo është në kuadrin e masave që administrata e presidentit Trump po merr në Qeverinë federale dhe për programet e saj.

    USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.