[wp-story]

Lajme

Kosova pasurohet edhe me një subjekt politik, kërkojnë uljen e pragut zgjedhor

Kosova pasurohet edhe me një subjekt politik, kërkojnë uljen e pragut zgjedhor
18:49 | 16 Gusht 2019

Subjekti politik i cili së fundmi iu shtua skenës politike kosovare, Partia Balliste sot mbajti konferencën e parë për media. Kryetari i kësaj partie, Pajazit Podrimçaku, tha se kanë pasur pengesa për regjistrimin e partisë për shkak të emrit. Sidoqoftë, ai tha se Partia Balliste ka një strategji të cilën synon ta realizojë.

“Te ballistët lajka nuk ka, jemi të sinqertë për aq sa mundemi. Nuk luajmë me fjalën tonë. Ballistët nuk kanë luajtur kurrë me fjalën e vet. Nuk kemi qejf me ju rrejt. Partia Balliste ka një strategji të vetën dhe shikon ta realizon, është interes i yni. Nuk kam gjë kundër partive tjera, mos na përzieni me partitë tjera”, tha ai.
Partia e re ka disa kërkesa e në mesin e tyre edhe ulja e pragut zgjedhor në 1%. “Kemi disa kërkesa për përmirësim të sistemit politik të Kosovës. Kërkojmë që të zvogëlohet pragu i zgjedhor që është prej 5%, kërkojmë 1%.” ka thënë Lulzim Ponosheci, sekretari politik i kësaj partie, transmeton FrontOnline

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera