Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pa plan për blerjen e vaksinës anti-COVID

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kosova nuk ka ende një plan konkret për të siguruar vaksinën anti-Covid. Përveq buxhetit i cili ende nuk është ndarë, shteti s’e di as sa të tilla i duhen për qytetarët e tij. Aktualisht në vend janë 27 mijë 851 raste aktive me virusin që ka prekur botën.

    Një vaksinë e zhvilluar bashkërisht nga kompania gjermane BioNTech dhe firma amerikane Pfizer ka rezultuar 90% efektive për parandalimin e infeksioneve me COVID-19.

    Pas këtij lajmi shumë vende kanë filluar të aplikojnë për të hyrë në radhë për marrjen e kësaj vaksinë.

    Aktualisht 80 shtete janë bërë pjesë e mekanizmit COVAX (i përbërë nga Gavi, CEPI dhe OBSH), për të siguruar vaksinën antiCovid, pjesë e kësaj liste është edhe shteti i Kosovës.

    COVAX Facility” është një mekanizëm ndërkombëtar që koordinon resurset dhe kërkesën për vaksinë ndaj COVID-19 me kapacitetet prodhuese të kësaj vaksine.

    Fillimisht, COVAX do të furnizojë falas të gjitha vendet e botës me 300 mijë vaksina për të mbuluar 20% të popullsisë.

    Se këto vaksina do të japen falas për qytetarët e Kosovës e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

    “Ministria e Shëndetësisë qysh para disa muajve ka trajtuar temën e vaksinës me OBSH dhe organizata të tjera. Aleaca globale e vaksinimit COVAX, i ka premtuar Kosovës se do t’i jap 300 mijë vaksina falas, në momentinë kur të zhvillohet vaksina”, thuhet në përgjigjet e MSH-së .

    Përveq vaksinave falas që do t’i merr Kosvova, Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka treguar për sasinë që duhet ta porosië, e cila duhet të përkojë me kërkesat e qytetarëve.

    As ndarja e buxhetit për blerjen e vaksinës antiCOVID ende nuk është bërë, ani pse në vendimin e Qeverisë të marrë më 5 korrik 2020, në pikën 5 thuhet se Ministria e Shëndetësisë duhet ta ndajë buxhetin për vaksinën.

    “Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e deri në 100,000 teste virologjike; deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal; dhe të bëhen porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së”, thuhet në vendimine Qeverisë.

    E mosndarjen e buxhetit Ministria e Shëndetësisë e kanë arsyetuar duke thënë se nuk e dinë çmimin e vaksinës.

    Sipas ministrisë, shteti i Kosovës nuk do ta ketë problem ndarjen e buxhetit për blerjen e vaksinës.

    “Buxheti përcaktohet kur të dihet çmimi i vaksinave, por nuk do të jetë problem për shtetin e Kosovës buxheti për vaksina”, thuhet në përgjigjen e MSH-së dhënë Insajderit.

    Krejt buxheti i Kosovës për vitin 2020 është 2,3 miliardë euro, ndërsa siç dihet vendi është duke u ballafaqaur me probleme të shumta ekonomike, dhe jo vetëm si pasojë e virusit SARS-CoV-2.

     

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Lidhur me rastin për Front Online ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së...
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar tre aktivistët e vrarë të Kosovës më 24 dhe 25 mars në vitin 1999 nga forcat serbe....
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar të premten në fshatin Loxhë të Pejës, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të KEDS-it, të cilët...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2023
    Kategoria e pensionistëve në vendin tonë po vazhdon të mbetet sfidë në vete. Pensionet e tyre janë më të ultat në rajon....
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një adoleshente, e cila u dogj e gjallë nga ish-partneri, dha frymën e fundit në spitalin ku po kurohej, pas pesë ditësh...
    Vip25 Mars 2023
    Vitin 2017, Luiz Ejlli dhe Rezarta Smaja morën pjesë në Festival me këngën ‘Ra një yll’ me tekst nga Agim Doçi. Ajo...
    Lajme25 Mars 2023
    Ikja e profesionistëve shëndetësor, inflacioni shumë i lartë e ndërprerja e investimeve kapitale, janë disa nga dështimet që i përmendin Partia Demokratike...
    Kronika25 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë. Rastin në...
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për ngacmim. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.