Lajme

Kosova nuk është në agjendë: Zvogëlohen gjasat për anëtarësim në KE

Kosova nuk është në agjendë: Zvogëlohen gjasat për anëtarësim në KE
20:44 | 19 Maj 2022

Janë zvogëluar gjasat për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo pasi aplikimi i vendit tonë, nuk do të jetë në agjendën e diskutimit në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që do të bahet të premten në Torino të Italisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar zyrtarët për informim të Këshillit të Evropës.

I pyetur, nëse në takimin e datës 20 maj do të diskutohet për aplikimin e Kosovës, zëdhënësi i Këshillit, Holtgen Daniel, është përgjigjur vetëm me pesë fjalë “Nuk është në rend dite”.

Konfirmim të ngjashëm për tëvë1 ka dhënë edhe një zyrtar tjetër i kësaj organizate, Vojnovic Dusan.

“Ende nuk është caktuar një datë për diskutimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim”, tha ai.

Mirëpo, që nga 12 maji, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjasat shiheshin të mëdha që aplikimi ynë të diskutohej në takimin e së premtes.

E këtë zvarritje për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare, politologu Dritëro Arifi, po e konsideron si fitore të vendeve jodemokratike.

Tani në këto rrethana gjasat për një anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës janë zbehur, ndonëse në vazhdimësi kemi pasur deklarata të shteteve të fuqishme që do ta përkrahin vendin tonë për anëtarësim në këtë organizatë./FrontOnline

Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…

Të tjera