×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nënshkruan marrëveshjen për sigurime shoqërore me Kroacinë

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Në kuadër të vizitës në Kroaci që po zhvillon delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, nënshkroi marrëveshjen për sigurime shoqërore me ministrin e Punës dhe Pensioneve të Kroacisë, Marin Piletic.

    Sipas njoftimit të MFTP-së, përmes marrëveshjes për sigurime shoqërore, qytetarëve të të dy shteteve, do t’u mundësohet realizimi të drejtave siç janë pensionet e moshës kontributpaguese, pensionet familjare, pensionet e invalidëve të punës dhe e drejta për pension nga shtylla e dytë, nëse kanë punuar e kontribuar në shtetet përkatëse.

    “Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Republikën e Kroacisë, do t’u mundësohet, që pas arritjes të moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë. Gjithashtu, qytetarëve kosovarë, do të ju mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës) në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Kroaci”, thuhet në njoftim.

    Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas ratifikimit në parlamentet e dy vendeve e ku përveç lehtësimin e barrës së qytetarëve, marrëveshje si kjo forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

    “Vlen të theksohet se vetëm dy ditë më parë u iniciua marrëveshja për sigurime shoqërore me Slloveninë, ndërsa marrëveshjet me Zvicrën, Belgjikën, Shqipërinë dhe Holandën janë duke u zbatuar tashmë. Faza e negociatave të marrëveshjes për sigurime shoqërore me Austrinë dhe Turqinë ka përfunduar, ndërsa negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi pritet të fillojnë së shpejti”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci. Kurti tha se...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kongresistin republikan Ronny Jackson, me të cilin presidentja...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Ish-futbollisti dhe trajneri, Bylbyl Sokolit, i cili aderoi këtë javë në Lëvizjen Vetëvendosje, ka qenë dikur këshilltar i Hashim Thaçit, ish-kryetar i...
    Të tjera
    Sport13 Dhjetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026. “Dardanët” janë pjesë e...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Laurenti dhe Fitimi janë dyshja që hyri si një banor i vetëm në Big Brother VIP Kosova 3. Ata kanë katër ditë...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha të premten në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjithë anëtarët e...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Analisti politik Dritëro Arifi ka komentuar për FrontOnline procesin e verifikimit të ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se kjo është një “lojë politike...
    Kronika13 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar të premten një pjesëtar të Njësisë Speciale të Kosovës me tri vjet burgim për plagosjen...
    Bota/Rajoni13 Dhjetor 2024
    Kryeministri sapoemëruar i Francës, François Bayrou, ka folur për popullin e tij për herë të parë që prej kur e mori sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.