×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova me numër të lartë të azilkërkuesve, por nuk qëndrojnë më shumë se 26 ditë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kosova ka përjetuar një rritje të konsiderueshme por stabile të numrit të azilkërkuesve, refugjatëve dhe migrantëve në dy tri vitet e fundit. Gjatë vitit 2018 ka pasur 594 azilkerkues, kurse viti 2019 2081 azilkërkues, që paraqet numrin më të lartë të azilkërkuesve të shënuar ndonjëherë ne Kosovë. Në vitin 2020 numri i të ardhurve të rijnë ka ndryshuar për shkak të rrethanave të gjithmbarshme si pasojë e pandemisë.

    Kështu thanë për IndeksOnline nga zyra e komunikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    E, që nga janari deri më 19 gusht 2020 ka pasur gjithsej 1086 azilkërkuesve, shkruan IndeksOnline.

    Nga MPB sqaruan se azilkërkuresit në Kosovë i kanë kushtet e akomodimit koxha të mira.

    Mjetet e jetesës mbulojnë akomodimin, ushqimin, pakot higjienike, veshmbathjet dhe format tjera të ndihmës fizike, ndërkohë që kujdesi iu referohet ndihmës së natyrës mjekësore, sociale dhe psikologjike.

    “Në kuadër të ofrimit të shërbimeve juridike dhe psikologjike për azilkërkues kemi bashkëpunim me dy organizatat joqeveritare partnere të implementimit të politikave të UNHCR-it, siç janë:

    – KRCT-Kosovo Rehabilitation Centre For Torture Victims;

    – CRPK- Civil Rights Program Kosovo dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare.

    Se këndejmi, Qendra për Azil ofron edhe hapësira rekreative për azilkërkuesit fëmijë dhe të rritur, siç janë: këndi i lojërave për fëmijë (brenda dhe jashtë objektit të Qendrës), fusha e futbollit, biblioteka (salla e leximit), salla e TV-së, etj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Por, siç duket këta azilkërkues, që qëndrojmë deri në 26 ditë këtu, rrugët e Kosovës i shfrytëzojnë vetëm për tranzit.

    Sipas përgjigjes së MPB-së numri i tyre që kanë synim të qëndrojnë në Kosovë është shumë i vogël.

    Por si është gjendja me azilkërkuesit në vendet e rajonit?

    “Nëse marrim parasysh vitin 2018, 2019 dhe 2020, mesatarja në vit e të ardhurve në Kosovë është 1254 azilkërkues.

    Sipas informatave të përgjithshme, megjithëse gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020 ka pasur rënje të trendëve në rajon, lëvizjet migratore nga Greqia kanë vazhduar në dy drejtime; përmes Maqedonisë Veriore dhe Serbisë si dhe përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke përfunduar një pjese e tyre te bllokuar ne Bosnjë e Hercegovinë.

    Përshkrimi i gjendjes në Kosovë

    Kapaciteti i Qendrës për Azil është për akomodimin deri 100 azilkerkues, por MPB ka siguruar edhe kapacitete shtese për akomodim deri në 2500 persona, në rast të ndonjë fluksi me të madh të azilkërkuesve, migrantve apo refugjateve”, thanë nga MPB.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë kanë qenë gjithmonë miqësore. Madje, ato duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke si shtete. Kështu...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës nga orët e mëngjesit, nëndyshimet për për një...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.