[wp-story]

Lajme

Kosova lidere në rajon me shtrirjen e internetit

Kosova lidere në rajon me shtrirjen e internetit
16:14 | 07 Gusht 2019

EUROSTAT e ka konfirmuar Kosovën si lidere në Evropë për përhapjen e internetit me 93 %, nderkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur.

“28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it, qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%”, ka thënë Veseli.Madje ai ka thënë se vendi ynë lë prapa vendet e rajonit dhe konkurron me vendet më të zhvilluara të Evropës. “Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkurron me vendet më të zhvilluara të kontinentit”, ka thënë Veseli.

“Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit, e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera