Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    “Kosova fle mbi thëngjill”, kjo është fjalia që ka qarkulluar ndër breza.

    Në realitet kjo qëndron, pasi që vendi renditet i pesti në botë për rezerva të thëngjillit.

    Thëngjill me bollëk kemi, por kjo nuk po e ndalon shtrenjtimin e rrymës. Madje përpos shtrenjtimit, bizneset në Kosovë po detyrohen që edhe të blejnë thëngjill të përpunuar nga shtete tjera, përfshirë edhe Serbinë.

    Rreth 6 milionë euro ishte vlera e thëngjillit të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në vitet 2020-2021, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës.

    E vetmja kompani e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar e ka ndaluar punën që nga 1 korriku i vitit të kaluar.

    Kompanisë “Kosova Thëngjilli” e regjistruar si shoqëri aksionare, KEK-u pjesë e së cilës kjo ndërmarrje ishte deri në vitin 2003, nuk ia ka vazhduar kontratën.

    Arsyet për të cilat Korporata Energjetike nuk e ka ripërtërirë kontratën tri-vjeçare, i tregon anëtarit i bordit të “Kosova Thëngjill-it”.

    “Janë aplikimi, duhet me qenë objekti në funksion për me mund me i marrë mostrat e gjitha këto sene bëhen, por pa filluar puna nuk është e mundshme… Tani kanë qenë disa pika që me i kshyr, ne e kemi një pëlqim të ambientit me të cilin kemi punuar. Kanë qenë plani i biznesit, kanë qenë mundësia se qysh mundet me u bo zgjidhja ne e kemi bo një propozim që me bo një muaj punë, dhe me bo një provë test me e pa sa ka rritje ajo formë i trajtimit të ujërave që e bëjmë ne”, ka thënë Kushtrim Leci, Anëtar i Bordit.

    Leci thotë se zvarritja e punës qe 9 muaj në kompaninë që e bënë tharjen e qymyrit të gatshëm për djegie, i ka lënë pa bukën e gojës mbi 100 familje.

    “Janë 160 punëtorë të hyrat bukur të mira, si për shtetin si për kompaninë, që mbahen 160 punëtorë ruhet ambienti në thonjëza, sepse kursehet energjia, 2 MË (mega-vat) i kursen për një ton qymyr”, ka vijuar ai.

    Ndërkaq sipas Lecit ishte vendosur që prapë t’i bashkohet KEK-ut, por kurrë nuk është realizuar.

    Drejtori Menaxhues i kësaj ndërmarrja, thotë se KEK-u po e konsideron biznes privat, kompaninë të cilën e kishte themeluar vet në vitin 1964.

    “KEK-u neve na llogarit si kompani private, mirëpo ne vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë edhe prej ministrisë edhe Qeverisë, e vetmja ministria, Qeveria edhe SBASH-ku mundem me tejkalu këtë gjendje sepse kompania jonë është kompani fitimrpurëse”, ka thënë  Imri Restelica, drejtor Menaxhues.

    Nga Korporata Energjetike e Kosovës, RTV Dukagjini ka kërkuar të dijë se pse nuk po i vazhdohet kontrata “Kosova Thëngjill-it”.

    Që nga data 26, pra para katër ditëve, nga kjo ndërmarrje nuk kanë kthyer përgjigje.

    Përgjigje po për pyetjet e njëjta, gjatë ditës nuk ka dhënë as Ministria e Ekonomisë.

    Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjill” kanë protestuar disa herë, por nuk kanë pasur sukses në kërkesat e tyre, kthimin në punë të 160 punonjësve, dhe ndalimin e importit të qymyrit të përpunuar në një vend që ka miliarda ton rezerva.

    Në një vendim të vitit 2018, ishte ndaluar shitja e thëngjillit nga KEK-u, por që vitin e kaluar ky vendim ishte shfuqizuar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e...
    Lajme30 Maj 2023
    Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq. T7 raportoi se gazetarët janë sulmuar...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki ku kishte planifikuar të shkonte për shkak të...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një. Deri më tani në...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në...
    Lajme30 Maj 2023
    Misioni i EULEX-it ka bërë thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja. “Situata e sigurisë atje është ende e...
    Lajme30 Maj 2023
    Zyrtari paralel i komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviq, në një prononcim për media sot pretendoi se ka një marrëveshje mes Listës Srpska...
    Lajme30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në veri të vendit momentalisht është e qetë, edhe pse zhvillimet e djeshme kanë bërë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.