×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova falënderon kongresmenin Eliot Engel

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

    Shefja e diplomacisë kosovare, ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Washington.

    “Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, ka thënë me këtë rast Haradinaj-Stublla.

    Ajo tha se Engel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.

    “Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t’ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja”, ka thënë me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...
    Lajme23 Prill 2024
    Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar, ministrja e...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi i votimeve në veri për shkarkimin e katër kryetarëve aktualë,...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij. Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres,...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Sport23 Prill 2024
    Aston Villa dhe trajneri Unai Emery do të vijojnë bashkëpunimin deri në 30 qershor të vitit 2027. Palët kanë vendosur të zgjasin...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një shqiptar i cili jeton dhe punon në Austri, tetorin e vitit të kaluar, i kishte dalë në pritë ish të dashurës,...
    Sport23 Prill 2024
    Chelsea duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që...
    Sport23 Prill 2024
    Evropian Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin 2024 që do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.