×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    FrontOnline
    10 Korrik 2024

    Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

    Mbledhja e sotme e Qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpallja e 11 korrikut si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës.

    “Këtë vit, shënuam 25-vjetorin e çlirimit. Kujtojmë masakrat e kryera, përkujtojmë viktimave e luftërave të viteve ‘90. Kujtojmë 8.372 burra e djem të Srebrenicës që u vranë nga forcat serbe në masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Javën e kaluar, ushtria serbe kaloi në një paradë në Prijedor pa leje të shtetit të Bosnjës. Vetëm katër ditë para përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës. Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropian dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë majit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

    Në maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes një rezolute përcaktoi 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

    Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, e mohojnë gjenocidin.

    Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

    Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

    Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

    Qeveria mban një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, Kurti flet edhe në gjuhën boshnjake

     

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2024
    Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia...
    Lajme23 Korrik 2024
    Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë e Shtetit, janë duke zhvilluar një aksion në Pejë kundër disa të dyshuarve për dallavere me...
    Lajme23 Korrik 2024
    Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Korrik 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat. “Sonte, jam krenare...
    Lajme23 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme22 Korrik 2024
    E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas...
    Lajme22 Korrik 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti....
    Lajme22 Korrik 2024
    Debati mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Tedi Blushit dhe Halit Valterit degradoi në përplasje fizike këtë të hënë. Edhe pse seanca...
    Lajme22 Korrik 2024
    Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se përse i ishte refuzuar Faton Hajrizit kërkesa për lirim me kusht. Ajo është shprehur se Paneli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.