[wp-story]

Front TV

Kosova dhe Shqipëria e menaxhuan shumë mirë situatën me Covid-19

Kosova dhe Shqipëria e menaxhuan shumë mirë situatën me Covid-19
21:22 | 28 Maj 2020

I pyetur se si është menaxhuar situata me pandeminë e Covid-19 nga të dyja shtetet, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi në një intervistë për “Front Online” tha se kanë pasur menaxhim të mirë të kësaj situate.

Sipas tij, ky menaxhim i mirë është bërë falë bashkëpunimit që kanë pasur institucionet shëndetësore ndërmjet vete.

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

“Unë mendoj se në të dy anët e kufirit ka pasur një menaxhim të kënaqshëm të situatës së emergjente lidhur me Coronavirusin. Në Shqipëri ky proces ka filluar më herët në ditët, në javën e dytë të muajit mars ndërsa në Kosovë ka qenë një javë më vonë. Shqipëria ka qenë me masa më drastike në izolim, me ndalim qarkullimi, me izolim në shtëpia, duke lënë hapësirë vetë për disa biznese për të ushtuar aktivitetin. Në Kosovë ky proces ka filluar më vonë, ajo që është shumë e rëndësishme është që kemi arritur me një pikë që të dy shtetet, dy institucionet shëndetësore dhe gjithë organet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës kanë arritur që të kenë një situatë të kënaqshme për mbulimin e kësaj situate të vështirë”, tha Minxhozi për Front Online.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera