[wp-story]

Lajme

Kosnett zhvendos gjërat e fundit në Ambasadën e re amerikane (Video)

Kosnett zhvendos gjërat e fundit në Ambasadën e re amerikane (Video)
12:34 | 05 Shtator 2019

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka zhvendosur edhe gjërat e fundit nga zyra e tij e vjetër në atë të renë në objektin që u përurua në korrik të këtij viti.

Kosnett duket se është kujdesur vet që të mbledhë gjërat e tryezës së punës dhe më pas t’i sistemojë sërish në të renë.

Këtë ai e ka dëshmuar edhe përmes një videoje ku sipër është përshkrimi “Kutitë e fundit të cilat u zhvendosën nga ambasada e vjetër në të renë me disa gjëra shumë të rëndësishme brenda”.

E gjërat e rëndësishme ishte një karikaturë e Kosnett që ftonte qytetarët e Kosovës që të flasin, organizohen dhe të protestojnë.

“Ky është një kapitull i ri dhe shumë emocionues në marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, përfundon përshkrimi.

Moving the last of the Boxes to the #NewUSEmbPristina

Last of the boxes moved from the old to the new embassy with some VERY IMPORTANT STUFF inside. Join us as we bid a fond farewell to our old home and look forward to welcoming you to the #NewUSEmbPristina. This is an exciting new chapter in the U.S.-Kosovo relationship!

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Mittwoch, 4. September 2019

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera