[wp-story]

Lajme

Kosnett për rastin “Pronto”: Roli i shoqërisë civile, për t’u admiruar

Kosnett për rastin “Pronto”: Roli i shoqërisë civile, për t’u admiruar
21:43 | 10 Janar 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka lavdëruar punën e Grupit për Studime Juridike e Politike në Kosovë, për monitorimin që po i bën sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kosnett ka shkruar në Twitter se ky është një shembull i përsosur për rolin që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët dhe institucionet përgjegjëse të jenë të më të përgjegjshme.

Ambasadori i SHBA-së ka marrë shembull raportimin e GLPS-së për mënyrën se si është trajtuar rasti “Pronto”, i cili u cilësua si dështim i sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Më vjen mirë të shoh GLPS Kosova që po monitoron sistemin juridik. Shembull i përsosur i rolit që luan shoqëria civile për të bërë presion që zyrtarët e zgjedhur dhe institucionet të jenë më të përgjegjshëm”, shkruan Kosnett./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera