[wp-story]

Bota/Rajoni

Kosnett me mesazh të fuqishëm për fushatën zgjedhore në Kosovë

Kosnett me mesazh të fuqishëm për fushatën zgjedhore në Kosovë
10:34 | 27 Shtator 2019

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke e zhvilluar partitë politike në vend.

Ai ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera