[wp-story]

Lajme

Kosnett: Arritja e një marrëveshje me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës

Kosnett: Arritja e një marrëveshje me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës
17:13 | 31 Korrik 2019

Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Philip Kosnett, ka deklaruar se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurrueshmëria në sektorin privat.

Kosnett, këto komente i bëri në mbrëmjen e së martës në një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Ai është deklaruar edhe rreth arritjes se një marrëveshje Kosovë-Serbi.
“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”, ka deklaruar Kosnett.

Ambasadori amerikan i është referuar qeverisë së ardhshme, pasi më 19 korrik, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ai është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera