×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Koronavirusi e ka shkatërruar buxhetin e Kosovës

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Të hyrat buxhetore në periudhën mars-maj 2020 janë ulur për 133 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, bëhet e ditur në raportin e Institutit GAP, publikuar të dielën. Qëllimi i raportit, sipas këtij instituti, është paraqitja e ndikimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 në të hyrat, shpenzimet dhe deficitin fiskal të vitit 2020, si dhe kufizimet dhe mundësitë që ka Qeveria e Kosovës për adresimin e krizës në aspektin buxhetor.

    “Në periudhën mars-maj 2020, kur ishin ndalur shumica e aktiviteteve në sektorin privat dhe atë publik në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, të hyrat buxhetore ishin për 133 milionë euro (28.2%) më të ulëta së në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa shpenzimet për 4.7 milionë euro (1%) më të ulëta. Rënia e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve, do të bëjë që për herë të parë të tejkalohet rregulla e deficitit buxhetor. Me gjithë rritjen e deficitit, Kosova pritet ta ketë nivelin më të ulët të borxhit publik në rajon”, thuhet në raportin “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në buxhetin e Kosovës”.

    Rënia e investimeve kapitale, sipas analizës së GAP-it, ka për efekt në uljen e rritjes ekonomike. Instituti tërheq vërejtjen nga rreziqet që vijnë nga rritja e theksuar e subvencioneve që bëhet me qëllimin që të ndihmohet sektori privat.

    “Megjithëse e nevojshme, rritja e subvencioneve si një nga kategoritë më pak të rregulluara ligjërisht, mund të krijojë hapësirë për abuzim të parasë publike”.

    GAP-i në raport ka përmendur miratimin nga Qeveria të Pakos Emergjente Fiskale me vlerë prej 179.6 milionë euro, përkatësisht masave afatshkurta për adresimin e problemeve të shkaktuara nga COVID-19. Po ashtu edhe pakon e dytë për Rimëkëmbje Ekonomike ku brenda dy vjetësh (2020-2021) planifikon të mobilizojë rreth 1.2 miliard euro. Për të dyja pakot, raporti rekomandon koordinim të politikave ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    “Për shkak të kufizimeve ligjore, Pakoja Emergjente Fiskale dhe ajo e Rimëkëmbjes nuk do të mund të menaxhohen tërësisht pa përfshirjen e Kuvendit të Kosovës. Përveç nevojës për aprovim të Kuvendit për çdo transfers që tejkalon 25% të një ndarjeje buxhetore të institucionit përkatës, përfshirja e Kuvendit do të nevojitet edhe për miratim të marrëveshjeve të reja kreditore me 2/3 e votave të deputetëve. Në rast të mosaprovimit të marrëveshjeve kreditore, shpenzimet publike do të bien dhe kjo do të ndikojë në rënie të mëtutjeshme ekonomike”, thuhet në raport.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.