[wp-story]

Lajme

Korab Sejdiu nuk do garojë në zgjedhjet e 6 Tetorit, përkundër ofertave nga LDK dhe LVV

Korab Sejdiu nuk do garojë në zgjedhjet e 6 Tetorit, përkundër ofertave nga LDK dhe LVV
13:13 | 05 Shtator 2019

Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit, Korab Sejdiu, nuk do të garojë në zgjedhjet e 6 Tetor, përkundër ofertave që i janë bërë atij.

LDK dhe VV i kishin bërë ofertë Korab Sejdiut, që të futet në 10-shen e parë të partive, por burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se Sejdiu, i ka refuzuar që të dyja ofertat.

Kjo pasi që, sic merr vesh Gazeta Blic, Sejdiu i ka refuzuar ofertat e LDK-së dhe LVV-së, krejtësisht për shkaqe personale, dhe se ai nuk do të jetë fare në garën zgjedhore të 6 Tetorit.

“Ai ka vendosur që mos të merr pjesë fare në zgjedhjet e 6 Tetorit. Përkundër që i kemi bërë ofertë që ai të futet në listën tonë zgjedhore, për shkaqe krejtësisht personale dhe familjare, Sejdiu, nuk ka mundur që të jetë pjesë e kësaj gare”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Mandatin e fundit si deputet Korab Sejdiu, ishte deputet i pavarur. Kjo pasi që ai dha dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re, për shkak se kjo parti hyri në koalicion me partitë PDK-AAK-NISMA.

Sejdiu, përkundër që ishte deputet i pavarur, veproi në Grup Parlamentar të LDK-së dhe ishte personi i parë, që publikisht kërkoi nga LDK dhe LVV, që ta formojnë një bosht opozitar dhe të garojnë së bashku në zgjedhje.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera