×
  • Kronika
  • Kronika

    Kontrabanduan migrantë nga Siria, paraburgim për dy kosovarë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër H.F. nga Skenderaj dhe A.F. nga Mitrovica, për shkak se kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, qëllimin e të pandehurve H.F., dhe A.F., për përfitim të dobisë pasurore për vete, duke ia mundësuar hyrjen e paligjshme në Kosovë tre shtetasve sirianë, dhe faktin se të pandehurit janë kapur në flagrancë duke i transportuar me dy vetura viktimat e rastit.

    Gjykata Themelore në Prizren ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurve në procedurën penale, parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, por ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Kronika04 Tetor 2023
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në  “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë. Lajmin për Front Online...
    Kronika04 Tetor 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar në Mal të Zi janë arrestuat dy shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar...
    Kronika04 Tetor 2023
    Policia e Kosovës ka publikuar të mërkurën fotografinë e një personi, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje në Prishtinë. Ndaj, policia ka...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.