×
  • Lajme
  • Lajme

    Konsulli në Nju Jork i shkruan Gërvallës: Ju mbyllët gjitha shërbimet konsullore

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Lulzim Krasniqit, konsullit të deritashëm të Kosovës në New York, i është ndërprerë kontrata e punës me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Andaj ky përmes një emaili, të cilin e posedon portali “Front Online”, i është drejtuar ministres, Donika Gërvalla.

    Këtë të fundit e ka akuzuar se me vendimin për shkarkimin e tij sapo ka mbyll të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës.

    “Me këtë vendim arbitrar dhe pa paralajmërim, Republika e Kosovës do të ketë edhe implikime financiare. Unë kam lidhur kontratë njëvjeçare me menaxhmentin e ndërtesës ku jetoj me qira, në nëntor të vitit të kaluar, gjithnjë me aprovimin e Sekretarit të Përgjithshëm, për çka Republika e Kosovës e ka për obligim ta respektojë këtë kontratë-të paguajë qiranë deri atëherë në një banesë ku nuk jeton asnjeri. Në të kundërtën, mosrespektimi i saj është i dënueshëm sipas ligjeve të SHBA-së”, thuhet në email.

    Përmbajtja e plotë e emailit:

    E nderuar znj. Gërvalla, Sot pranova një e-mail nga Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Behar Isma, përmes së cilit më është bërë e ditur se marrëdhënia ime e punës me MPJD-në ka mbaruar më 30 qershor 2022. Faleminderit për sqarimin, edhe pse do të ishte mirë sikur këtë të ma kishit bërë të ditur ditën kur e pranova vendimin (më 30 qershor), meqë obligimet e shumta që kam këtu, nuk përmbyllen kaq thjesht, siç mendoni ju.

    Vendimi juaj është i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha është kundërligjor! Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin.

    Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari, fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor.

    Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju! Me këtë vendim arbitrar dhe pa paralajmërim, Republika e Kosovës do të ketë edhe implikime financiare. Unë kam lidhur kontratë njëvjeçare me menaxhmentin e ndërtesës ku jetoj me qira, në nëntor të vitit të kaluar, gjithnjë me aprovimin e Sekretarit të Përgjithshëm, për çka Republika e Kosovës e ka për obligim ta respektojë këtë kontratë-të paguajë qiranë deri atëherë në një banesë ku nuk jeton asnjeri.

    Në të kundërtën, mosrespektimi i saj është i dënueshëm sipas ligjeve të SHBA-së. Vendimi arbitrar për kthim të menjëhershëm shkel të gjitha të drejtat e një diplomati dhe e vërteton qasjen tuaj në përndjekjen e diplomatëve, të cilët kanë ndihmuar në forcimin e shtetit të Kosovës.

    Kam qenë diplomati i vetëm në MPJD dhe në Shërbimin Diplomatik që zotëron nivelin më të lartë të spanjishtes (C2) dhe i cili ka njohuri dhe lidhje me Amerikën Latine dhe Spanjën. Gjatë kësaj periudhe, si diplomat i karrierës, të gjitha autoriteteve të larta të Republikës së Kosovës dhe kushdo të ketë qenë President, Kryeministër ose Ministër i Jashtëm u kam ndihmuar në thellimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve me këto vende, posaçërisht në realizimin e një sërë intervistash me gazetat më prestigjioze të Spanjës.

    Vendimi juaj për heqjen time nga Shërbimi i Jashtëm bazohet në urrejtje dhe në paranoja. Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në Nju-Jork, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

    Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës. Me largimin tim, ju mund ta largoni atë edhe nga zyra ime, por krenarinë dhe luftën e UÇK-së nuk do të mund ta largoni asnjëherë nga institucionet e Kosovës, meqë UÇK-ja është vetë themeli i këtyre institucioneve. E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD.

    Në emër të këtij flamuri janë flijuar shumë dëshmorë, ndër ta edhe vëllezërit Bytyqi nga SHBA-ja, të cilët, bashkë me shumë luftëtarë të Batalionit Atlantiku, kanë lënë mirëqenien që u ofronte ky vend dhe kanë shkuar në Kosovë për ta çliruar atë nga shtypja, diskriminimi dhe gjenocidi që regjimi serb po i ushtronte ndaj nesh. Largimi i këtij flamuri është fyerje e tre varreve të vëllezërve Bytyqi në Jonkers të Nju-Jorkjut dhe përbuzje për luftëtarët e Batalionit Atlantiku, njëjtë siç është fyerje për të gjithë luftëtarët dhe dëshmorët e vendit.

    Unë, sigurisht jam i zëvendësueshëm me njerëz të tjerë të rinj dhe entuziastë, porse flamurin e UÇK-së nuk mund ta zëvendësojë askush. Me këtë rast, kundër vendimit tuaj arbitrar e tendencioz do të ankohem në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, derisa betejën legale e ke të humbur, aty ose në gjykatë, i cili institucion, bashkë me institucionet tjera të vendit, janë krijuar me mund e me sakrificë.

    Personalisht, jam krenar për punën që kam bërë në SHBA, më herët edhe në Panama dhe në MPJD, dhe jam i lumtur që kam krijuar raporte të shkëlqyeshme me komunitetin tonë këtu, i cili nuk njeh urrejtje ndaj njëri-tjetrit e as ndarje partiake, por i cili ka qenë dhe është i përbashkuar, gjithnjë në interes të Kosovës.

    Me respekt, Lulzim Osman Krasniqi Counsellor Consulate General of the Republic of Kosovo in New York 801 Second Avenue.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.