×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon se kur përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i kryeministrit në qeverinë e ardhshme. Pas takimit dy orë e gjysmë mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Glauk Konjufca nga VV tha se mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota.

    “Sa i përket kryeministrit mendoj që kurrë nuk është kontestuar fakti… Prej atij momenti kur nuk është arritur marrëveshja, ne popullit ia kemi shpjeguar që tash kryeministri zgjidhet prej popullit. Tashmë është e qartë që faktikisht që mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota”, tha Konjufca.

    Ndërsa, për postet ministrore, Konjufca theksoi se ende nuk është caktuar një takim në të cilën do të diskutohet lidhur me këtë çështje, ndërsa sa i përket përplasjeve të fundit ndërmjet VV dhe LDK, u shpreh se nuk kanë biseduar për këtë çështje.

    “Të gjitha këto që kanë dalë janë forma të shprehjes, të cilat as nuk janë diskutuar në këtë takim. Në momentin që dy subjektet politike tona kanë thënë që numri i ministrive do të reduktohet prej 21 deri në 12, ne kemi diskutuar për masat që do të ndërmerren, dhe jo për emrat”, tha ai.

    Në fund Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme./Front Online/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës....
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kosova nuk duhet të prodhojë raport të njëanshëm lidhur me agresionin në Banjskë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë përmes projekteve konkrete bujqësore në mes të dyja shteteve. Kjo është...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë. Ai është takuar me...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama...
    Vip04 Tetor 2023
    Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Sja keni idenë” mban titullin kënga, të cilën e...
    Lajme04 Tetor 2023
    Në mesin e tetorit, Tirana do të jetë nikoqire e Samitit të Berlinit. Agjenda tashmë është përcaktuar. Këshilltarja e kryeministrit të Shqipërisë,...
    Lajme04 Tetor 2023
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë...
    Kronika04 Tetor 2023
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në  “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë. Lajmin për Front Online...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.