×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për planin franko-gjerman: Me atë dokument Serbia defakto e njeh Kosovën

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për planin franko-gjerman i cili tash po quhet propozim i Bashkimit Evropian.

    Ai në Debat Plus, ka thënë se ai dokument brenda e ka njohjen defakto nga Serbia për Kosovën.

    Po ashtu, sipas tij njohja e Kosovës nga Serbia është “eksplicite”, dhe se mungon vetëm njohja verbale, që i bie se Serbia e njeh integritetin territorial të Kosovës, por nuk dërgon notë verbale.

    “Plani i BE-së që quhej franko-gjerman… është faktikisht Serbia me nënshkru sovranitetin e Kosovës, quajeni si të doni, njohja është ekslpicite, vetëm njohja verbale mungon në atë dokument. Serbia nuk i dërgon notë verbale që e njeh por së bashku me Uninonin Evropian, të tri palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën pika e dytë është që Kosova dhe Serbia ua njohin sovranitetin, pavarësinë, të drejtën e popujve, edhe pavarësinë, edhe të drejtën për vetëvendosje, edhe shtetet funksionojnë mbi të drejta të barabarta të shteteve”, ka thënë ai.

    Ky dokument sipas Konjufcës siguron po ashtu, se të dyja shtetet, nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

    “Këto katër kategori janë shumë të fuqishme, njohja në këtë dokument mua më duket është defakto, njohje defakto, është thelbi i dokumentit që të sigurohemi që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra tjetrën, si entitete shtetërorë të ndamë, që nuk i ndërhyn njëra tjetrës, që nuk e pengojnë në anëtarësimin në organizatave ndërkombëtare”, ka thënë ai./Front Online

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i PDK-së, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.