×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Me projektin Law Data, niveli i demokracisë dhe transparencës është më i lartë

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u prezantua projekti “Zhvillimi i Shërbimit Informativ Ligjor (Law Data).

    Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme e Norvegjisë, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve të tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.

    Në këtë prezantim mori pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, zyrtarë të Kuvendit dhe të institucioneve tjera të Kosovës.

    Me këtë rast, Konjufca tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, duke shprehur mirënjohje dhe duke vlerësuar lart ndihmën e shtetit të Norvegjisë për Kosovën.

    Sipas kryekuvendarit, ky projekt në esencë përputhet me rolin e Kuvendit, meqë Kuvendi ka një rol qendror në zhvillimet politike prej miratimit të ligjeve e deri te mbikëqyrja e Qeverisë.

    “Kuvendi është shtëpi e qytetarëve, ngase të zgjedhurit e tyre janë këtu dhe mendoj se duhet të jetë një shtëpi me dyer të hapura”, tha Konjufca, duke shtuar se ky projekt arrin të përputhet me esencën që e ka, e ajo është transparenca.

    “Pra ky projekt ka për qëllim transparencën, sepse qytetarët duhet të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe shumë të lehtë në legjislacion e përfshirje. Në Kuvendin e Kosovës, deri më tani, qytetarëve u jepej një dimension i kufizuar. Qytetarët duan të dinë formën përfundimtare të ligjeve, duan të dinë se cila është ajo formë që ua rregullon jetën atyre dhe çka ata mund të përfitojnë më shumë prej demokracisë dhe legjislacionit”, vuri në pah kryetari Konjufca, duke shtuar se sa më i vetëdijshëm qytetari dhe sa më afër legjislacionit, niveli i demokracisë është më i madh dhe shoqëria është me e sigurt.

    Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, tha se ky projekt ka për qëllim që të rrisë transparencën e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm të Kuvendit, pasi që, siç tha ai, ky projekt do të përfshihet edhe në institucione të tjera të Republikës së Kosovës.

    “Ky është një format i ri që u mundëson monitorimin e ligjeve të gjithë atyre që janë të interesuar, rëndësinë dhe rolin e tyre në jetën e qytetarëve”, theksoi Grøndahl.

    Gjatë prezantimit, menaxheri i projektit Kare Vollan tregoi se si do të funksionojë Shërbimi Informativ Ligjor. Ai tha se me anë të këtij shërbimi kushdo që dëshiron mund të shoh ndryshimet e mundshme që i bëhen një ligji. Ky projekt, sipas tij, do të realizohet edhe në Zyrën e Kryeministrit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera shtetërore. ​

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Lajme20 Korrik 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë, teksa kolona...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.