[wp-story]

Lajme

Konjufca: Me Kurtin kryeministër, drejtësia e reformuar do ta luftojë krimin e organizuar

Konjufca: Me Kurtin kryeministër, drejtësia e reformuar do ta luftojë krimin e organizuar
21:51 | 08 Gusht 2019

Deputeti dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ftuar në emisionin Pressing të Televizionit T7, ka thënë se prioritet i VV’së është drejtësia dhe policia në mënyrë që të luftohet krimi i organizuar i cili është i lidhur me politikën dhe pushtetin. E kjo sipas Konjufcës do të realizohet me Kurtin kryeministër.

“Drejtësia dhe policia janë dy komponentët që ne i kemi prioritet sepse vetëm këto mund ta luftojnë krimin e organizuar i cili është i lidhur me politikën dhe pushtetin. Kjo kërkon reformë të thellë në drejtësi dhe polici. Reformë kjo e cila do të kryhet nga një vit deri në dy”, ka thënë Konjufca në Pressing.

“Projekti tjetër afatgjatë është shëndetësia e cila në qeverinë tonë do të punojë si sahat”, ka premtuar Konjufca.

Për realizimin e këtyre projekteve Konjufca ka thënë se koalicioni mes LDK’së dhe VV’së do të ishte zgjidhja e përkryer me Albin Kurtin kryeministër.

“Unë mendoj VV ka ndryshu sepse Vetëvendosja nuk ka kërkuar asgjë në kohën e VLAN’it, e kjo bëri që ne të fuqizohemi më vonë. Projekti i një qeverisje të përbashkët LDK-VV me kryeministër Albin Kurtin do të ishte zgjidhja e përkryer”, ka thënë Konjufca.

Konjufca premtoi edhe njëherë se koalicioni VV-LDK do t’i fitonte 70 deputetë.

“VV e ka zhvillu një fushatë shumë të mirë kundër PAN-hajnisë, ku ka ofru edhe zgjidhje. E tash me këtë projekt në po i bëjmë një ofertë LDK’së ku unë mendoj se ne do t’i fitonim rreth 70 deputetë me një fitore historike në të gjithë Kosovës”, ka premtuar Konjufca.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera