×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe avancimi drejt BE-së e bën më të sigurt Kosovën

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

    Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, u konstatua se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndonjë çështje kontestuese e që do të mund të bëhej pengesë për ruajtjen dhe thellimin e këtyre raporteve të përbashkëta miqësore.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca shprehu vlerësimin e tij se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet.

    “Në këtë kontekst, integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe avancimi drejt BE-së e bën më të sigurt edhe vet Kosovën si aspiruese e këtyre integrimeve”, tha Konjufca, duke vlerësuar po ashtu kontributin e liderëve të Maqedonisë Veriore në arritjen e Marrëveshjes së Prespës e cila u bë një model i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërfqinjësore në rajonin tonë dhe një ogur i mirë i rrugës së pashmangshme euro-atlantike për të gjithë.

    Ministri Osmani e uroi kryetarin Konjufca për konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke besuar se tashmë stabiliteti institucional i Kosovës do të reflektojë edhe në intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Po ashtu, ministri Osmani e konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë Veriore në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke garantuar se shteti i tij do vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës edhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Më tej, ministri Osmani e informoi kryekuvendarin Konjufca për fillimin e investimeve infrastrukturore që kanë nisur në Maqedoninë Veriore (vazhdimi i autostradës nga Bllaca në Shkup), e të cilat do ta lehtësojnë dhe rrisin volumin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

    Në fund, kryekuvendari Konjufca i shprehu ministrit Osmani gatishmërinë dhe nevojën e bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke besuar shumë në dobishmërinë që do ta kishte për Kosovën njohja e përvojës së Maqedonisë Veriore në proceset transformuese legjislative drejt rrugës së integrimit evropian, rrugë nëpër të cilën synon të kalojë edhe Republika e Kosovës.​ /FrontOnline/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës. Ajo i ka thënë Krasniqit që mos...
    Lajme24 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit”. Në njoftimin e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli tashmë deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës është deklaruar për raportet e “Freedom Houese” dhe DASH-it...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Lajme24 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s. Siç ka njoftuar...
    Sport24 Prill 2024
    Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Suharekën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.