×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Deklarimet për trajnime të terro’ristëve serb, s’kishin për qëllim frikësimin e qytetarëve

    FrontOnline
    11 Korrik 2024

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se deklarata e tij e dhënë ditë më parë për trajnime të grupeve terroriste në Serbi dhe rreziku që ata mund të destabilizojnë Kosovën, nuk ka pasur për qëllim frikësimin e popullit por për të njoftuar bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të ndëshkohet Serbia.

    Ai ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë me e sigurt dhe se institucionet e sigurisë janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia.

    “E dinë e gjithë shoqëria jonë, e dinë e gjithë bashkësinë ndërkombëtare që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Prej këtyre pretendimeve ajo nuk ka hequr dorë kurrë. Po të njëjtën kohë edhe Kosova kurrë nuk ka qenë më e përgatitur për me ju përgjigj çfarë do sfidave të sigurisë, kështu që populli i Kosovës duhet me qenë i sigurt, askush nuk i thotë këto deklarata për me i friksu a po për me shkaktua ndonjë panik. Populli i Kosovës është shumë i qetë, populli i Kosovës beson në shtet, populli i Kosovës dhe shoqëria jonë besojnë në institucionet tona efektive për me ju kundërvu çfarë do tendence të Serbisë për me destabilizu Kosovën, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë Konjufca.

    Kryeparlamentari ka thënë se ekzistojnë grupe kriminale që synim kanë destabilizimin e Kosovës dhe të strehuara në Serbi.

    “Për që ka grupe të cilat e kanë për synim për me destabilizuar Kosovën, ato ne nuk mundemi me rrejt e as me mashtru kërkon. Ato ekzistojnë janë të strehuara në Serbi. Sa i përket brenda Kosovës situata kurrë nuk ka qenë më në kontroll. Grupe nga brenda Kosovës të cilat munden me destabilizuar Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta dhe janë në shpartallim e sipër. Prej Serbisë ku ushtrojnë ata, ku marrin armët ku gjejnë strehim ato janë të konfirmuara edhe prej institucioneve tona të sigurisë. E institucionet tona të sigurisë na i bartin neve krerëve të shtetit dhe na tregojnë që ato grupe ekzistojnë. Ku ekzistojnë, ku trajnohen dhe cili është qëllimi i tyre”, u shpreh tutje Konjufca, teksa ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për tendencat për destabilizim të Kosovës.

    “Këto nuk i themi për me shkaktuar frikë, i themi me e kuptua më mirë të vërtetën. Ne nuk ja themi popullit tonë, unë nuk jam duke folur për popull, jemi duke folur për bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare duhet me ndëshkuar Serbinë. Ju i patë statistikat për 6 për qind është rritur numri i të huajve që vijnë në Kosovë dhe turistëve do të rritet edhe më shumë, Kosova është shumë e sigurt, institucionet janë stabile edhe të gatshme me ju kundërvu çfarëdo tendence që vjen nga Serbia”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shumica e pagave në Kosovë e sidomos ato të punëtorëve të sektorit publik, nuk e arrijnë vlerën e një page për të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer javën e kaluar në samitin e NATO-s në Uashington,...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.