×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca bën homazhe në Abri, thotë se liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim të të vrarëve në masakrën e 26 shtatorit 1998, të kryer nga forcat pushtuese serbe.

    Konjufca e quajti këtë masakër si një prej krimeve më mizore dhe akt të qartë të gjenocidit që shteti i Serbisë me aparatin e vet policor dhe ushtarak po e kryen mbi shqiptarët e Kosovës.

    “Nuk di ndonjë gjenocid në botë për të cilin të ketë pasur më pak drejtësi se sa në rastin e popullit tonë. Nëse kemi parasysh numrin prej 12 mijë qytetarësh tanë të vrarë nga shteti serb dhe në anën tjetër numrin e të dënuarve për të gjitha këto vrasje, është me të vërtetë pikëlluese”, ka thënë Konjufca.

    “Kjo plagë po vazhdon ende, sepse përveç masakrave të kryera dhe mungesës së drejtësisë për 24 vite, mbi 1600 qytetarë të Kosovës ende nuk janë gjetur. Natyrisht dihet që Serbia si shtet gjenocidal i mban ata dhe nuk i kthen“.

    Ai tha se kjo betejë është e papërfunduar dhe se liria kompletohet kur shkon bashkë me drejtësinë.

    “Kjo na obligon edhe më shumë si institucione, që përveç se t’i kujtojmë dhe nderojmë, ta ngrisim zërin dhe të bëjmë edhe më shumë kudo që na jepet mundësia, nëpër forume e institucione të rëndësishme të botës, për t’u treguar atyre dhe për t’i bindur se kush është Serbia e vërtetë”.

    “Njëkohësisht institucionet tona duhet t’i ngrisin kapacitetet dhe t’i kryejnë vet disa punë të shtëpisë, të cilat na takojnë e që nuk i kemi kryer kurrë, siç është hetimi dhe argumentimi i krimeve të luftës e i ndjekjes së kriminelëve, të cilët ende janë të lirë në Serbi dhe shpesh herë po marrin edhe poste të larta institucionale në këtë shtet“.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.